Skip to content

Lajmi I Fundit

DEKALRATA trnditëse e Sali Berishës: Nesër Erion Veliaj del nga burgu! Dalin detajet e pabesueshme

Posted on April 8, 2026 By admin No Comments on DEKALRATA trnditëse e Sali Berishës: Nesër Erion Veliaj del nga burgu! Dalin detajet e pabesueshme

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar paralajmëroi se ditën e nesërme kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, do të marrë një vendim që do tëp rekë edhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili qëndron në paraburgim prej më shumë se një viti, pa një vendim të prerë ndaj tij.

Sipas Berishës, ky vendim mund të rrezikojë sigurinë e vendit dhe të rajonit, duke përfshirë edhe persona të përfshirë në krim të organizuar. Ai theksoi se përfituesit e mundshëm nga kjo ndryshim procedure do të jenë jo vetëm Veliaj, por edhe dhjetëra drejtues të grupeve kriminale.

“Nesër Sadushi, që kërcënon absolutisht sigurinë e Shqipërisë dhe vendeve të rajonit, del me vendimin që ata që janë në paraburgim pa vendim të prerë, të dalin. Ky është vendimi Veliaj.

Por nga vendimi Veliaj përfitojnë me dhjetëra bosë të drogës, krerë të organizatave kriminale. Por kjo është gjetur rruga e paqes midis klaneve mafioze. Por keni parë që studiot e kontrolluara nga Rama nuk thonë një fjalë të vetme. Nuk shqipërojnë një fjalë të vetme, nuk bëjnë një transparencë të vetme për të gjitha këto”, tha ai.

Vendimi i Sokol Sadushit ka nisur procedurën për ndryshimin e praktikës së njësuar të Gjykatës së Lartë për masat e sigurisë, që zbatohet që nga vendimi unifikues nr. 7, datë 14 tetor 2011. Nisma ka për qëllim kufizimin e dhënies pa kriter të masës “arrest me burg”, duke ndryshuar procedurat e deritanishme të vendosura për më shumë se një dekadë e gjysmë.

Ky zhvillim shënon një ndryshim të rëndësishëm në praktikat gjyqësore dhe pritet të ketë pasoja të drejtpërdrejta për personat që janë aktualisht në paraburgim pa vendim të prerë.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: U gjet me plagë të shkaktuara nga thika dhe/ Vrasja e 39-vjeçares shqiptare, ish-bashkëshorti pranon krimin
Next Post: E PABESUESHME! Hetimi i BBC nxjerr në pah një grup ilaçesh me recetë që shkaktojnë varësi ndaj bixhozit dhe….

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme