Skip to content

Lajmi I Fundit

DEL DESHMIA TRONDITESE!! Më vrisni, nuk meritoj të jetoj! Shoferi që vrau dy fëmijët në Durrës lë pa fjalë policinë, ja çfarë i kishte ndodhur para ngjarjes

Posted on May 3, 2026 By admin No Comments on DEL DESHMIA TRONDITESE!! Më vrisni, nuk meritoj të jetoj! Shoferi që vrau dy fëmijët në Durrës lë pa fjalë policinë, ja çfarë i kishte ndodhur para ngjarjes

“Më vrisni, nuk meritoj të jetoj”, kështu mësohet të ketë nisur dëshminë para policisë 57-vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik mesditën e kësaj të diele në Durrës, ku dy fëmijë humbën jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje kritike në Spitalin e Traumës.

Sipas korrespondentes në Durrës Klodiana Haxhiaj, Nikollë Rradaçi është marrë në pyetje dy herë nga grupi hetimor, pasi fillimisht ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën efektin e alkoolit.

Ai dyshohet të ketë deklaruar se ishte i dehur në momentin e aksidentit dhe se nuk mban mend asgjë nga ngjarja, ndërsa ka shprehur tronditjen për pasojat e rënda.

Sipas burimeve, 57-vjeçari ishte bërë shqetësim i vazhdueshëm për banorët e zonës, të cilët kishin bërë disa herë ankesa në polici për drejtimin e automjetit me shpejtësi të lartë dhe në gjendje të dehur.

Madje, vetëm një ditë më parë, një banor kishte shmangur për pak një aksident bashkë me nipin e tij të mitur. Mësohet se ai ishte ndëshkuar edhe më herët nga policia, ndërsa në dy raste i ishte hequr leja e drejtimit për shkak të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur.

Ngjarja tragjike, sipas dëshmive të banorëve, shihet si një aksident i paralajmëruar.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Kam dy milionë EURO”/ Duan të më vrasin!! Cllevio te Grida Duma: Jetoj në bunker, ja pse lëviz me makinë të blinduar
Next Post: “SHBA na vodhi retë”/ Befason ministri i jashtëm i IRANIT: Sa nisi lufta, filloi shiu! Më parë i modifikonim dhe…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme