Skip to content

Lajmi I Fundit

Del EMRI që po përflitet për të marrë “postin” e zv/kryeministres Balluku

Posted on February 22, 2026 By admin No Comments on Del EMRI që po përflitet për të marrë “postin” e zv/kryeministres Balluku

Kryeministri Edi Rama duket se ka vendosur të propozojë emrin që do të mbajë detyrën e zv.kryeministrit, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut.

Në koridoret e politikës dhe Qeverisë ka nisur të përflitet emri i Delina Ibrahimaj.

Megjithatë duhet theksuar se ende nuk ka një emër zyrtar apo vendim zyrtar për ndryshimin e numrit dy të qeverisë.

Në fund të muajit nëntor SPAK i njoftoi akuzën Belinda Ballukut për hetimin e tunelit të Llogarasë.

Po ashtu GJKKO vendosi pezullimin nga detyra. Veprimi u kundërshtua nga Qeveria që e cilësoi ndërhyrje në kompetencat mes pushteteve.

Delina Ibrahimaj ka lindur në Tiranë, më 23 dhjetor 1983. Që prej muajit shtator 2025, ajo mban postin e Ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit.

Përpara kësaj detyre, duke nisur nga muaji shtator 2023, ajo ka ushtruar detyrën e Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Nëse nuk i vendosni fasulet në ujë para se t’i gatuani po i bëni gabim, ja rreziku që mbartin
Next Post: E pabesueshme, thyhet rekordi i Guinness në studion e Opinion! Blendi Fezviu njofton HISTORINË! (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme