Skip to content

Lajmi I Fundit

Dogji automjetin e punonjësit të policisë, zbardhet ngjarja në Vlorë : Arrestohet autori, porosia erdhi nga..(VIDEO)

Posted on April 18, 2026 By admin No Comments on Dogji automjetin e punonjësit të policisë, zbardhet ngjarja në Vlorë : Arrestohet autori, porosia erdhi nga..(VIDEO)

Një 39-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se dogji automjetin e një punonjësi policie në Vlorë.

Sipas të dhënave zyrtare, i arrestuari Albano Merkaj banues në Vlorë, dyshohet se më 14 prill 2026 i vuri zjarrin një automjeti tip “Ford C-Max”, në pronësi të një efektivi policie.

Flakët u përhapën dhe dëmtuan edhe një automjet tjetër tip “Mercedes-Benz” që ndodhej në afërsi.

Hetimet çuan edhe në identifikimin e një personi tjetër të dyshuar si porositës i ngjarjes, shtetasi Ledio Hajdini, 35 vjeç, i cili aktualisht ndodhet me masë sigurie “Arrest në burg”.

Sipas policisë, dyshohet se zjarrvënia lidhet me një operacion të mëparshëm, gjatë të cilit Hajdini ishte konstatuar në shkelje të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, në kuadër të një hetimi për narkotikë.

Gjatë operacionit është sekuestruar edhe automjeti që dyshohet se u përdor nga autori.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia”.

Policia zbardh dhe dokumenton në kohë të shpejtë djegien e qëllimshme të automjetit në pronësi të një punonjësi policie. Si pasojë e zjarrit u përfshi nga flakët dhe një automjet tjetër.

Identifikohet, kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i zjarrvënies. Gjithashtu është dokumentuar me prova ligjore dhe porositësi për djegien e automjetit, i cili ndodhet me masë sigurie “Arrest në burg”. Sekuestrohet, në cilësinë e provës materiale, automjeti me të cilin lëvizte autori i dyshuar.

Si rezultat i veprimeve hetimore intensive dhe profesionale, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. M., 39 vjeç, banues në Vlorë, person me precedent kriminal, si autor i dyshuar i zjarrvënies. Nga hetimet rezulton se ky shtetas më datë 14.04.2026, ka djegur automjetin e markës “Ford C-Max”, në pronësi të punonjësit të Policisë D. P.

Si pasojë e përhapjes së flakëve, është përfshirë dhe është dëmtuar edhe një automjet tjetër i markës “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit R. K. Në vijim të veprimeve hetimore, është bërë identifikimi i porositësit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit L. H., 35 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet me masë sigurie “Arrest në burg”. Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo ngjarje ka lidhje me një operacion policor të datës 02.04.2026, gjatë të cilit shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponja”, ndër të cilët ishte edhe punonjësi i Policisë D. P., kanë kapur në flagrancë shtetasin L. H., pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për implikimin e personave të tjerë të mundshëm.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim”, njofton policia.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Aeroplani i humbur gjendet pas dekadash, studiuesit habiten kur shohin se çfarë ka brenda.. (VIDEO)
Next Post: Sekreti i ‘Malit Kazmë’: Kështjella bërthamore e IRANIT që është i paprekur nga bombat Amerikane dhe Izraelite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme