Skip to content

Lajmi I Fundit

E bujshme! “Ja çfarë duhet të bësh”/ Trump i ka lënë JD Vance një letër në rastë ATENTATI…!

Posted on May 15, 2026 By admin No Comments on E bujshme! “Ja çfarë duhet të bësh”/ Trump i ka lënë JD Vance një letër në rastë ATENTATI…!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mban një letër sekrete të adresuar për zëvendës presidentin JD Vance në tavolinën historike “Resolute Desk” në Zyrën Ovale, e cila do të përdorej vetëm në rast se presidentit do t’i ndodhte diçka gjatë mandatit.

Zbulimi u bë nga ndihmësi i presidentit dhe zëvendës asistent i Shtëpisë së Bardhë, Sebastian Gorka, gjatë një interviste në podcastin Pod Force One.

“Ka një letër në sirtarin e ‘Resolute Desk’ që i adresohet zëvendës presidentit, në rast se diçka ndodh”, deklaroi Gorka, pa dhënë detaje mbi përmbajtjen e dokumentit.

Deklarata vjen në një moment kur shqetësimet për sigurinë e Trump janë rritur pas një atentati të dështuar vetëm pak javë më parë pranë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, një incident që ka shtuar debatin mbi dhunën politike në Shtetet e Bashkuara.

Gorka minimizoi mundësinë që vende të huaja të synojnë presidentin amerikan gjatë udhëtimeve të tij ndërkombëtare, përfshirë samitin e rëndësishëm në Pekin me presidentin kinez, Xi Jinping.

“Të gjithë duan njohje nga ky njeri. Ky është individi më i fuqishëm që kemi parë që nga koha e Eisenhower-it”, tha ai, duke argumentuar se liderët botërorë kanë interes të ruajnë marrëdhënie me Trump dhe jo t’i minojnë ato.

“Ne kemi protokolle, më besoni. Jo të tilla që mund t’i diskutoj publikisht, por kemi protokolle”, shtoi Gorka në lidhje me ekzistencën e letrës dhe procedurat emergjente presidenciale.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Burri ndjek fshehur gruan me dron – Kur pamjet u shfaqën, të gjithë mbetën të shokuar! (VIDEO)
Next Post: ‘Qan’ për varfërinë / Jozefina Topalli 34 prona miliona euro, vila, apartamente dhe troje, dyshime për burimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme