Skip to content

Lajmi I Fundit

E fundit!! Deputetja e afërt e Ramës i quan shqiptarët dele (FOTO)

Posted on February 11, 2026 By admin No Comments on E fundit!! Deputetja e afërt e Ramës i quan shqiptarët dele (FOTO)

Deputetja e PS, Marjana Koçeku, ndodhet këto ditë në SHBA, prej nga ka postuar një foto me gazetaren Ilva Tare që jeton atje prej disa vitesh. Menjëherë është përballur me kritikat e komentuesve në rrjet.

Qytetarët nuk e quajnë deputete të popullit, por të dërguarën e Edi Ramës në Malësi. Këtë e lidhin me faktin se deputetja erdhi nga “listat e mbyllura” të Ramës. Ky i fundit e përdori emrin e saj për propagandë duke e quajtur “neomalësorja”.

Tingëllon pak a shumë si propaganda e kohës së Enver Hoxhës për krijimin e “njeriut të ri” nëpër stallat e kooperativave. Mënyra e zgjedhjes së Marianës në parlament është njësoj si karriera e Lenka Çukos në kohën e komunizmit.

Komentuesit e ngacmojnë për kolegen që është në prag të arrestimit nga SPAK. A do të rreshtohet ajo nën urdhrin e Ramës për të mbrojtur Belinda Ballukun?

“Po të vjen rradha me ardhë me votu për Ballukun, aty kena me të pa kush je……”, i shkruan qytetarja.

Ndërsa një qytertar tjetër i thotë me ironi: Çfarë fati paske pasë. nga çobaneshë, në mes të Amerikës! Këtij i thonë fat!

Përgjigja e deputetës është e habitshme. “Çobania e politika s’kan shum ndryshim”, shprehet “neomalësorja”. Duket sikur i flet nënndërgjegja. Mbase llogaritë në Facebook të deputetëve i ka zyra e Kryeministri Rama dhe shkruan në emër të tyre!!!

Sido që të jetë, ajo që është shkruar nënkupton se populli është dele dhe deputetja kujdeset për ta.

Dikush tjetër, me sa duket nga Shkodra, i kthehet “Shko moj vajzë e ban naj punë. Na u neverit edhe fejsbuku tuj pa fytyrën tande e të Benetit! Nuk asht jeta reklamë”, shkroi komentuesi. “Tallet me paret e popullit”, ia pret tjetri. Por tashmë deputetja ishte larguar në agjendën e vet në SHBA.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Vdekja e biznesmenit në Shqipëri, autopsia habit ekspertët, çfarë u zbulua
Next Post: “Nuk ishte dëshira ime”/ Renato Mekolli zbulon arsyen e largimit nga Shqipëria: Jeta ime u kërcënua nga segmente të politikës! Çdo denoncim zhdukej nga policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme