Skip to content

Lajmi I Fundit

E fundit! Rama tregon VENDIMIN e fundit: Kemi ngelur

Posted on June 7, 2026 By admin No Comments on E fundit! Rama tregon VENDIMIN e fundit: Kemi ngelur

Kryeministri i ka cilësuar budallallëqe ato që thonë mijëra protestues për Zvërnecin rreth projektit, teksa ka bërë sot (6 qershor) një tjetër reagim në rrjetet sociale.

Këtë herë duke publikuar një nga resortet e ndërtuara nga kompania e dy vëllezërve Alkhayatt nga Katari në atë që e cilëson brandi prestigjioz i Ananntara në Lindjen e mesme.

Kryeministri teksa lëvdon këtë realizim, i referohet protestuesve me fyerje, duke u thënë se këto budallallëqe e kanë lënë mbrapa Shqipërinë për 100 vite, edhe pse ata mblidhen përnatë me mijëra në shesh duke e denoncuar si një projekt antikombëtar.

“Tani kujt ia ha mendja se një kompani si Power Holding, vjen në Shqipëri të shkatërrojë reputacionin e vet me budallallëqet që thuhen për projektin, nuk kemi ç’i bëjmë. Po budallallëku që e ka lënë këtë vend mbrapa bote 100 vite, nuk ka për ta marrë dot peng Shqipërinë Europiane dhe Turistike”shkruan Rama, teksa e shoqëron edhe me foto.

Kryeministri Rama është shprehur kundër anulimit të projektit për Zvërnecin, ndërsa këta të fundit kërkojnë dorëheqjen e tij dhe plotësimin e 5 pikave të panegociueshme.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

“Ky ishull është në Katar dhe është një ndër destinacionet më të vizituara turistike të Lindjes së Mesme, i cili administrohet nga brandi prestigjoz Anantara.

E dini kush e ka zhvilluar?

Dy vëllezërit Alkhayatt, pikërisht bashkëpronarët e konglomeratit Power Holding, blerësit e tokës private dhe bashkëinvestitorët e projektit të Zvërnecit!

Tani kujt ia ha mendja se një kompani si Pwëer Holding, vjen në Shqipëri të shkatërrojë reputacionin e vet me budallallëqet që thuhen për projektin, nuk kemi ç’i bëjmë. Po budallallëku që e ka lënë këtë vend mbrapa bote 100 vite, nuk ka për ta marrë dot peng Shqipërinë Europiane dhe Turistike.

* Power International Holding është një konglomerat nga Katari me më shumë se 400 kompani, të organizuara në gjashtë sektorë kryesorë të ekonomisë, me një portofol të vlerësuar afërsisht 40 miliardë dollarë. Ka më shumë se 65,000 të punësuar dhe operon në 25 vende të botës”.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Vëllezërit Veshaj thyejnë heshtjen për “Zvërnecin”: Po protestohet në emër të Vlorës, vlonjatët nuk i dëgjoi njeri, jemi pro projektit (BISEDA)
Next Post: Lajm i dhimbshëm! Eni Çobani në lot, humb njeriun e afërt në moshë të re: Djali im e kishte si…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme