Skip to content

Lajmi I Fundit

E PAPRITUR, e tha gjate emisionit live, Rudina ka nje FRIKE te madhe…! Kujt i trembet moderatoria?

Posted on May 23, 2026 By admin No Comments on E PAPRITUR, e tha gjate emisionit live, Rudina ka nje FRIKE te madhe…! Kujt i trembet moderatoria?

Emisioni “Në kurthin e Piter Pan” vijoi aventurën e tij këtë të diel, më 12 prill, duke u zhvendosur edhe në studion e ngrohtë të pasditeve shqiptare, të programit “Rudina”, ku protagonistë u bënë moderatorja e dashur, Rudina Magjistari, dhe kasti energjik i fëmijëve.

Të ulur në studion e saj, fëmijët nuk hezituan t’i drejtonin pyetje nga më të ndryshmet Rudinës, duke krijuar momente të sinqerta, plot emocione dhe reflektim. Me çiltërsinë që i karakterizon, ata arritën ta vendosin moderatoren përballë kujtimeve dhe ndjesive të fëmijërisë nëse do të donte t’u rikthehej sërish.

“Ah sikur të ishte e mundur… Padiskutim, fëmijëria është periudha për të cilën kemi të gjithë nostalgji më shumë se për çdo kohë tjetër të jetës, sepse është koha më e mrekullueshme dhe më magjike e gjithë ekzistencës sonë. E di çfarë do bëja unë nëse do të kisha mundësi të kthehesha fëmijë? Një gjë shumë të thjeshtë. Do dilja jashtë dhe do luaja gjithë ditën, pa e parë orën fare”, u shpreh gjithë entuziazëm ajo.

Moderatorja ndau edhe një kujtim të sinqertë nga fëmijëria, duke treguar se errësira ka qenë një nga frikërat e saj më të mëdha.

“Ajo që ka qenë më e frikshme për mua kur isha e vogël ishte errësira… Objektet apo hijet në errësirë më dukeshin si përbindësha të vërtetë. Imagjinata të çonte shumë larg”, rrëfeu ajo.

Ky episod solli një tjetër anë të Rudina Magjistari, më personale dhe emocionale, duke treguar se përtej ekranit, kujtimet e fëmijërisë mbeten ndër më të çmuarat për këdo./tvklan

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “SPAK ka hapur Kutinë e Pandorës”, Lala paralajmëron: Ja cilat do jenë goditjet më të mëdha në botën e krimit
Next Post: Po udhëtonte drejt Greqisë, 24-vjeçarja shqiptare sh*kon udhëtarët me atë që FSHIHTE në çantë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme