Skip to content

Lajmi I Fundit

E PAZAKONT! Në 2003-shin kishte vetëm 1 apartament, sot 40 shtëpi: pse Berisha është politikani më i pasur në Ballkan

Posted on May 13, 2026 By admin No Comments on E PAZAKONT! Në 2003-shin kishte vetëm 1 apartament, sot 40 shtëpi: pse Berisha është politikani më i pasur në Ballkan

Pasuria e padeklaruar, kamufluar në emra të tjerë, dyshohet se ka një vlerë qindra milionë euro, ku përfshihen vila, zyra, resorte, kulla dhe aksione në kompani koncensionare.

Në vitin 2003, kur ka deklaruar pasurinë për herë të parë, Sali Berisha deklaron si pasuri të paluajtshme vetëm një apartament me sipërfaqe 69 m2, në pallat parafabrikat. Vitet e fundit, duke verifikuar në regjistrat hipotekor, rezultuan rreth 50 pasuri të paluajtshme, me vlerë dhjetëra milionë euro, kryesisht në emrin e dhëndrit zë hollë dhe të bijës.

Më pas, këto pasuri të paluajtshme u reflektuan në dosjen penale të SPAK për aferën e tjetërsimit të ish Klubit Partizani, me të pandehur Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin, të cilët akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash. Një pjesë e pasurive të paluajtshme janë sekuestruar nga SPAK si produkt i aferave korruptive të Sali Berishës, i cili rezulton se ka përdorur pushtetin për pasurimin e Familjes.

Krahas trojeve, fabrikave etj., Sali Berisha, jo rastësisht non grata në SHBA dhe Britaninë e Madhe, posedon të paktën 40 apartamente me sipërfaqe mijëra m2, në emrin e familjarëve të tij, produkt i aferave korruptive me pronat dhe paratë publike kur ishte kryeministër.

Bëhet fjalë vetëm pasurinë e deklaruar pjesërisht. Pasuria e padeklaruar, kamufluar në emra të tjerë, dyshohet se ka një vlerë qindra milionë euro, ku përfshihen vila, zyra, resorte, kulla dhe aksione në kompani koncensionare. Evidencat e vizatojnë Sali Berishën jo vetëm si gjakatar (zhdukja e Remzi Hoxhës, vrasja e Kosta Trebickës, Gërdeci, 21 Janari etj.), por edhe si politikanin më të pasur, rrjedhimisht më të korruptuar në Ballkan.

Në 2003-shin kishte vetëm 1 apartament, sot 40 shtëpi: pse

Disa nga pasuritë e Berishës:

–Apartament në Bruksel 395 mijë euro.

-Apartament në Roterdam 360 mijë $.

-Apartament 125 m2 në Tiranë.

-Vilë në Gjirin e Lalëzit.

-Ndërtesë banimi në Gjirin e Lalëzit.

-Apartament, Budapest 155 mijë euro.

-Pronë në Mynih të Gjermanisë.

-Apartament 128.3 m2 në Tiranë.

-Apartament 195 mijë euro.

-Apartament 200 mijë euro.

-Apartament 179 mijë euro.

-Bodrum me vlerë 10 mijë $.

-Apartament 100 m2.

-Apartament 75 m2.

-Apartament 100 m2.

-Apartament 146 m2.

Apartament 100 m2.

-Apartament 73 m2.

-Apartament 100 m2.

-Apartament 100 m2.

-Apartament 156 m2 në Tiranë.

Apartament 100 m2.

-Apartament 100 m2.

-Njësi ndërtimore 167 m2 në Tiranë.

-Njësi ndërtimore 205 m2 në Tiranë.

Njësi ndërtimore 100 m2 në Tiranë.

-Njësi ndërtimore 214 m2 në Tiranë.

-Njësi ndërtimore 376 m2 në Tiranë.

-Njësi 113 m2, 160 mijë euro.

-Njësi 107 m2, tek ish Klubi Partizani.

-Apartament 100 m2.

-Apartament 100 m2.

-Apartament 100 m2.

-Apartament 75 m2.

-Apartament 100 m2.

-Apartament 100 m2.

-Apartament 100 m2.

-Apartament 201 m2 në Tiranë.

-Apartament 112 m2 në Tiranë.

-Apartament 208 m2 93 mijë euro.

Shënim: Nuk janë përfshirë troje, kulla, bodrume, garazhe dhe fabrika.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Ky është momenti kur darsmorët harrojnë nusen pasi kunata me vallëzimin e saj mahnitë të gjithë (VIDEO)
Next Post: Këmbimi valutor 14 Maj 2026! Mësoni me sa shiten e blihen euro dhe paundi sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Martohet vajza pa dijeninë e të atit? Shtanget Ilir Shaqiri kur kupton që është martuar..!
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme