Reality show serb Elita i ngjashëm me “Big Brother” ka tejkaluar të gjitha kufijtë, me imazhet e sulmit të një konkurrenti Asmin Durdzic ndaj Maja Marinkovic që kanë shkaktuar një zemërim global në mediat sociale.
Ajo që filloi si një histori xhelozie midis ish-it dhe të tashmes përfundoi, brenda pak minutash, në skena dhune brutale para kamerave.
E gjitha filloi me një tjetër sherr brenda shtëpisë së reality shoë-t, në një pamje që ka bërë xhiron e botës orët e fundit. Asmin duket se humbet plotësisht kontrollin gjatë përballjes me Majën, duke e shndërruar sherrin në një skenë dhune tronditëse brutale.
Durdzic e kapi për qafe dhe kokë, duke e shtypur me forcë, ndërsa ajo bërtiste për ndihm, ndërkohë shohim disa nga pjesëmarrësit që mbetën të painteresuar, por ndërhyrja e sigurisë ishte e menjëhershme.
🚨 TRAGEDIA EN VIVO 🚨
En el reality serbio "Elita", un participante AHORCA en vivo a su compañera y seguridad tuvo que entrar para evitar una tragedia.Imágenes brutales: la tomó del cuello con fuerza mientras discutían.
Realities están cruzando TODAS las líneas. ¿Cancelamos… pic.twitter.com/L1oYAconMs
— Alerta Mundial (@TuiteroSismico) April 22, 2026