Turqia është tronditur nga vrasja e avokates 26-vjeçare Hatice Kocaefe, e cila dyshohet se u ekzekutua nga tregtari Haki Cetin, për shkak të një konflikti financiar.
Sipas mediave turke, Cetin i detyrohej 95 mijë euro motrës së viktimës. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasi Kocaefe kishte nisur procedurat ligjore ndaj tij për shlyerjen e këtij borxhi.
Raportohet se autori kishte kërcënuar më herët dy motrat përmes telefonit, duke u kërkuar të tërhiqnin padinë. Avokatja 26-vjeçare kishte refuzuar dhe kishte deklaruar se do të vijonte rrugën ligjore.
Sipas të dhënave paraprake, Cetin u ka zënë pritë dy motrave teksa ndodheshin së bashku me babanë dhe vëllain e tyre jashtë një depoje në pronësi të familjes.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur autori qëllon nga brenda automjetit të tij, duke e plagosur rëndë avokaten në gjoks dhe motrën e saj në gju.
Të plagosurat u transportuan me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Hatice Kocaefe nuk arriti të mbijetojë.
Bursa'da avukat Hatice Kocaefe, ablasının 5 milyonluk alacak davasını geri çekmediği için borçlu tarafından vurularak öldürüldü.
—Saldırı anında, iki kız kardeşin babalarıyla yürürken vurulup yere düştüğü anlar görüntülere yansıdı.
—Olay yerinden kaçan şüpheli aranıyor. pic.twitter.com/RBm6O0D7p1
— gdh (@gundemedairhs) April 29, 2026