Skip to content

Lajmi I Fundit

E TURPSHME! Burri kreu marrëdhënie me të bijën, e reja kishte ‘konkurrente’ të motrën

Posted on May 12, 2026 By admin No Comments on E TURPSHME! Burri kreu marrëdhënie me të bijën, e reja kishte ‘konkurrente’ të motrën

Një burrë ka përfunduar në burg pasi kreu marrëdhënie seksuale me bashkëshorten e tij, e cila është vajza e tij.

Mediat amerikane shkruajnë se, Travis Fieldgrove ka pranuar hapur se kishte kryer marrëdhënie me një grua që ishte bashkëshortja dhe vajza e tij.

Ishte viti 2019 kur ai u dënua me dy vite burg për akuzat e incestit. Thuhet se ai filloi një lidhje me vajzën e tij të humbur prej kohësh, e cila kishte arritur që t’a gjente atë.

Fieldgrove u urdhërua të mos kishte kontakt me Samantha Kershner, 21 vjeç, sipas Omaha Herald. Çifti u martua më 1 tetor 2019, në Hastings, Nebraska.

Rasti që po trondit RRJETIN dhe jo vetëm/20-vjeçarja IZOLOHET dhe flet vetëm me Inteligjencën Artificiale!
Të dyja palët pranuan se kishte ndodhur incesti, një fakt i verifikuar nga testet e ADN-së. Sipas një deklarate gjyqësore, oficerët e policisë së Grand Island intervistuan Fieldgrove dhe Kershner në shtator pas një informacioni në lidhje me lidhjen e tyre dhe akuzat për incest.

Të dy rrëfyen se ishin të përfshirë në një lidhje romantike dhe seksuale.

Kershner nuk e njihte babain e saj. Ajo i ka treguar policisë sesi afërsisht tre vjet më parë i kishte thënë nënës së saj se donte që të zbulonte se kush ishte i ati dhe donte që t’a takonte.

E ëma në ato momente i kishte thënë emrin e Fieldgrove dhe kishin organizuar një takim. Për tre vitet në vijim, ata kishin mbajtur një marrëdhënie baba e bijë.

Që të dy kanë refuzuar që t’i rrëfejnë oficerëve se si marrëdhënia e tyre ka ndryshuar nga prindërore në seksuale, por pranuan se filluan të kryenin marrëdhënie seksuale së bashku.

FOTOT/ Vodhën 200 mijë euro në bankë, grabitësve të armatosur u bien shuma parash në rrugë
Avokati mbrojtës, Jeff Loeffler, deklaroi se Fieldgrove turpërohet për veprën penale dhe dëshiron që të mos kishte ndodhur kurrë.

Për më tepër, Fieldgrove pësoi një dëmtim në tru dhe nuk është një person “me funksion të lartë”, siç deklaroi Loeffler. Procedurat ligjore në Qarkun Adams janë ende duke vazhduar për Fieldgrove.

Por jo vetëm kaq, pasi një raport tronditës pretendonte se Kershner kishte deklaruar se ishte në konkurrence me gjysmë motrën e saj, se kush mund të flinte e para me babain e tyre.

Fieldgrove u akuzua për kryerjen e incestit, një krim i rëndë. Ai bëri një marrëveshje për pranimin e fajësisë.

Sipas kësaj marrëveshjeje, si prokurori ashtu edhe avokati publik rekomanduan së bashku një dënim me dy vjet burg për të.

Gjyqtari i Qarkut Hall, Mark Young, dha dënimin, duke i llogaritur 121 ditë të vuajtura tashmë. Kjo do të thotë që Fieldgrove, nga St. Paul, Nebraska, do të vuajë edhe 144 ditë të tjera në burg.

Gjyqtari Young vendosi gjithashtu 12 muaj mbikëqyrje pas lirimit

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Përdorte identitet serb për të lëvizur/ I kërkuar për vrasje, arrestohet në Kolumbi i riu shqiptar (EMRI)
Next Post: “Çdo sukses i imi është i yni”/ Belina Pupa rrëfen se si 7 mijë dollarët e fundit ndryshuan jetën për çiftin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Martohet vajza pa dijeninë e të atit? Shtanget Ilir Shaqiri kur kupton që është martuar..!
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme