Skip to content

Lajmi I Fundit

EMRI/ U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, ja kush është mësuesi ‘misterioz’

Posted on February 7, 2026 By admin No Comments on EMRI/ U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, ja kush është mësuesi ‘misterioz’

Mësuesi paraqitet si një figurë me formim akademik në gjuhë të huaja dhe me aktivitet paralel letrar

Kush është mësuesi i anglishtes që u shkarkua nga detyra pasi predikonte fenë me nxënësit e arsimit bazë në shkollën Gustav Mayer në Tiranë?

Top Channel mëson se profesori nuk ka telefon dhe mundësi komunikimi drejtpërdrejtë me të, por sipas profileve online të hapura para shumë vitesh, Dritan Zaimi paraqitet si një figurë me formim akademik në gjuhë të huaja dhe me aktivitet paralel letrar.

Dritan Zaimi ka lindur më 5 maj 1975 në Gramsh. Ai ka përfunduar shkollën e mesme të gjuhëve të huaja në Tiranë në vitin 1993 dhe në vitin 1997 është diplomuar si mësues i gjuhës angleze në Universitetin e Tiranës.

Në website virtuale ai prezantohet se ka filluar të shkruajë vargje që në moshë shumë të vogël. Në vitin 2001 botoi përmbledhjen e tij të parë me poezi “Dhimbja”. Në krijimtarinë e tij letrare, vihet re një prani e theksuar e tematikave filozofike dhe shpirtërore, ku përdoren simbole që lidhen me jetën dhe vdekjen. Poezitë e publikuara online tregojnë një autor që reflekton mbi raportin e njeriut me të shenjtën.

Në orët e mësimit me nxënësit ju shfaqte video për Perëndinë dhe ju jepte detyra për urdhërimet e fesë që mendohet se përfaqësonte dëshmitarët e jehovait.

Në një nga poezitë e tij shkruante “Atë që s’e kuptojmë e quajmë budalla. Atë që s’na kupton përsëri e quajmë budalla.”/ Top Channel

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Pamje të rralla shkencore “xixëllonja fantazmë” shfaqet pranë bregut të Argjentinës (VIDEO)
Next Post: Next Post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme