Skip to content

Lajmi I Fundit

“ERDHËT SI HERONJ, DO TË GJYKOHENI SI T*RRORISTË”/ Video e Ministrit izraelit, Itamar Ben-Gvir bën xhiron e rrjetit(VIDEO)

Posted on May 21, 2026 By admin No Comments on “ERDHËT SI HERONJ, DO TË GJYKOHENI SI T*RRORISTË”/ Video e Ministrit izraelit, Itamar Ben-Gvir bën xhiron e rrjetit(VIDEO)

Kjo video ku shfaqen aktivistët ndërkombëtarë të arrestuar gjatë një misioni humanitar drejt Gazës po bën xhiron e rrjetit.

Shkak është bërë gjuha e përdorur nga Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir i cili ju uron mirëseardhjen teksa aktivistët tërhiqen me forcë me kokën ulur dhe detyrohet të gjunjëzohen me duart e lidhura pas.

Ne jemi pronarët e kësaj shtëpie dëgjohet të thotë ai me një buzëqeshje në fytyrë teksa ngre dhe valëvit flamurin izraelit.

Ndër të tjera i akuzon aktivistët si mbështetës të terrorizmit.

“Erdhën me aq shumë krenari, si heronj të mëdhenj. Shikoni si duken tani. Jo heronj, janë thjesht asgjë. Mbështetës të terrorizmit. Unë i thash kryeministrit Benjamin Netanyahu: m’i sillni mua ti fusim në burg si terroristë. Kështu duhet të duken.”

Pamjet vijojnë me ministrin i cili duket se bisdenon me një nga aktivistët që qëndron përtokë teksa përmend edhe Presidentin Turk Recep Tayip Erdogan.

“Populli i Izraelit jeton. Thuaja edhe Erdoganit këtë. Populli i Izraelit jeton.”

Dhe kur një nga aktivistët thërret Free Palestine, forcat izraelite e shtrijnë në tokë duke i kërkuar të heshtë.

Videoja shkaktoi reagime të menjëhershme nga shumë vende, përfshirë Britaninë, Kanadanë, Gjermaninë, Spanjën, Australinë dhe Zelandën e Re.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e quajti trajtimin të papranueshëm dhe kërkoi lirimin e shtetasve italianë ndërsa Ministri i Jashtëm spanjoll e përshkroi sjelljen si çnjerëzore dhe të turpshme.

Edhe ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, një mbështetës i fortë i Izraelit, e kritikoi Ben-Gvirin duke e quajtur sjelljen e tij të neveritshme dhe një tradhti ndaj dinjitetit të Izraelit. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u distancua duke deklaruar se mënyra si u trajtuan aktivistët nuk përfaqëson vlerat e Izraelit.

Flotilja humanitare, e përbërë nga më shumë se 400 aktivistë nga 40 vende dhe rreth 50 anije, ishte nisur nga Turqia me ndihma për Gazën.

Mes tyre edhe një aktivist shqiptar. Baki Goxhaj, sipas ministrisë së jashtmë të vendit tonë ndodhtet në Izrael, ku pritet që të takohet nga përfaqësues të ambasadës shqiptare në Tel Aviv, por nuk ka një konfirmim nëse ai ndodhet në qendrën në portin e Ashdodit, ku po mbahen aktivistët e tjerë.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Parulla antishqiptare në Maqedoninë e Veriut pas protestave: As në tokë, as në qiell, vend për shqiptarët nuk ka
Next Post: Maska që zhduk rrudhat për 1 ditë, kjo recetë me limon do ju lërë pa fjalë pasi bënë mrekulli..!(VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme