Skip to content

Lajmi I Fundit

“Erdogan shpërthen ndaj Izraelit: Akuza të forta po pengon përfundimin e luftës”

Posted on April 6, 2026 By admin No Comments on “Erdogan shpërthen ndaj Izraelit: Akuza të forta po pengon përfundimin e luftës”

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se lufta që filloi më 28 shkurt në Lindjen e Mesme vazhdon të marrë jetë njerëzish pavarësisht përpjekjeve diplomatike, duke akuzuar Izraelin për minimin e iniciativave që synojnë përfundimin e konfliktit.

Duke folur pas një takimi të Kabinetit në Kompleksin Presidencial në Ankara, presidenti Erdogan tha: “Qeveria izraelite vazhdon të minojë të gjitha përpjekjet për t’i dhënë fund luftës”.

‘Po përpiqemi të shfrytëzojmë çdo shans, sado të vogël, që armiqësitë të ndërpriten dhe negociatat të hapen”, tha Presidenti Rexhep Tajip Erdogan në një fjalim televiziv pas një mbledhjeje të kabinetit.

Ai gjithashtu tha se Izraeli “tregon se ushqehet me tensione” duke mbajtur Xhaminë Al-Aksa të mbyllur, duke synuar dënimin me vdekje për të burgosurit palestinezë dhe duke rritur tensionet në Liban dhe Siri.

Erdogan theksoi më tej se zhvillimet e fundit në rajon nënvizojnë rëndësinë e procesit të Turqisë “Turqi pa perror”, i nisur për të forcuar unitetin dhe solidaritetin e brendshëm.

“Në një kohë kur po bëhen përpjekje për të ndërtuar mure mes turqve, kurdëve, arabëve dhe persianëve, ne mund të neutralizojmë këto komplote me vizionin tonë për një ‘Turqi pa terror’ dhe një rajon pa terror”, shtoi ai.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Gjeta dashurinë e vërtetë”, e njohu në Facebook, 44-vjeçarja braktis 9 fëmijët për të riun nga Afrika
Next Post: “Kush na kërcënon, paguan”, mesazhi i fortë i Izraelit: Do të godasim në të gjitha frontet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme