Skip to content

Lajmi I Fundit

Evropa në ‘panik’ për karburantin e avionëve, sa rrezikon Shqipëria

Posted on April 11, 2026 By admin No Comments on Evropa në ‘panik’ për karburantin e avionëve, sa rrezikon Shqipëria

Shoqata e Industrisë së Aeroporteve në Evropë ka paralajmëruar se fluturimet mund të rrezikohen, nga mungesa e furnizimit me karburant të avionëve.

Koha e kësaj krize të pritshme, nuk është e largët, thotë shoqata, pasi nëse Hormuzi nuk hapet brenda tre javësh, do të ketë mungesë karburanti që mund të çojë në reduktime të fluturimeve në prag të sezonit turistik.

I pyetur se a rrezikohet edhe Shqipëria, Autoriteti i Aviacionit Civil u shpreh se “nuk parashikohet të ketë probleme me furnizimin me karburant”.

Aviacioni sqaron se “nëse kriza është afatshkurtër, Shqipëria nuk do të preket nga kriza e karburanteve të avionëve”.

Por për sa kohë kemi furnizim me karburant për avionët? Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil nëse lufta zgjat deri në muajin maj, “furnizimi me karburant është i garantuar për gati 5 muaj”.

Por nëse konflikti në lindjen e mesme nuk mbyllet dhe lufta do të vazhdojë përtej muajit maj, Avicioni thotë se edhe “Shqipëria do të përballet me probleme me furnizimin me karburant për avionët”.

“Aktualisht kemi 5 muaj karburant të siguruar. Nëse lufta dhe kriza zgjat përtej muaji maj, edhe Shqipëria do të përballet me probleme me furnizimin me karburant për avionët”, sqaroi Autoriteti i Aviacionit Civil.

Kujtojmë që në disa aeroporte të Italisë kanë hyrë në fuqi kufizime që prekin furnizimin me karburant të avionëve në tranzit. Masa zbatohet në shtatë aeroporte, ku avionët që ndalojnë përkohësisht nuk mund të furnizohen për segmentin e radhës të fluturimit.

Si pasojë, avionët që operojnë përmes Shqipërisë po mbushen me më shumë karburant se zakonisht për të përballuar të gjithë itinerarin. Autoriteti i Aviacionit Civil sqaron se kjo praktikë rrit konsumin dhe mund të ndikojë mbi rezervat ekzistuese nëse situata zgjat.

Sipas të dhënave të institucionit, vendi disponon rezerva për rreth pesë muaj, duke marrë si skenar një normalizim të situatës në muajin maj. Megjithatë, rritja e furnizimit për çdo fluturim mund të vendosë nën presion këtë nivel sigurie.

Autoriteti thekson se aktualisht nuk po shqyrtohet ulja e numrit të fluturimeve. Sipas tij, zinxhiri i furnizimit nuk ka shfaqur probleme deri në këtë fazë.

Në tregjet ndërkombëtare, çmimi i karburantit për avionë ka arritur në 1464 dollarë për ton. Indekset globale tregojnë një rritje të fortë gjatë muajit prill, me çmimin për fuçi që është ngjitur nga rreth 100 dollarë para nisjes së konfliktit në 209 dollarë në ditët e para të muajit

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Pas 30 vitesh në rrugë, ky burrë i pastrehë zbuloi identitetin e tij të vërtetë falë një Polici…(VIDEO)
Next Post: Balluku: Qeveria ka sjellë stabilitet politik, kundërshtarët krijojnë destabilitet të inskenuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme