Skip to content

Lajmi I Fundit

Federata kosovare e ragbit me deklaratë zyrtare pas humbjes poshtëruese 101:0 nga Mali i Zi

Posted on May 4, 2026 By admin No Comments on Federata kosovare e ragbit me deklaratë zyrtare pas humbjes poshtëruese 101:0 nga Mali i Zi

Ka bërë bujë rezultati i një ndeshjeje të luajtur të shtunën në Ulqin. Përfaqësuesja e Kosovës në ragbi pësoi 101:0 nga përfaqësuesja e Malit të Zi.

Të hënën me deklaratë zyrtare lidhur me këtë rezultat doli Federata e Ragbit e Kosovës.

Sipas deklaratës, “rezultati nuk është ai që synohej dhe nuk reflekton ambiciet e federatës”.

“Është e rëndësishme të kuptohet se ragbi ka një dinamikë shumë të ndryshme nga sportet e tjera. Rezultate me diferencë të madhe janë pjesë normale e këtij sporti, veçanërisht për vendet në zhvillim dhe ndodhin edhe në nivelet më të larta, përfshirë Kupën e Botës në Ragbi. Për shembull, në fundjavë, Skocia (ekipi i femrave, XV), humbi nga Franca 103:0. Skocia është një nga federatat më të vjetra të ragbit dhe ky rezultat erdhi në ‘Women’s Six Nations’ – niveli më i lartë i garave ndërkombëtare në Evropë”, shkruan në deklaratën e federatës kosovare.

Në fakt bëhet fjalë për Skocinë U21 që humbi 113:0 nga Franca U21. Në garën në të cilën Kosova e pësoi humbje e thellë, nuk është asnjë rezultat tjetër aq i thellë.

Në Federatën e Ragbit të Kosovës thonë se i kanë më pak se dhjetë ndeshje ndërkombëtare dhe janë ende në fazë zhvillimi.

Ragbi si sport është fare pak i zhvilluar në vend.

“Fokusi ynë mbetet ndërtimi i ekipit, integrimi i lojtarëve të rinj dhe krijimi i një strukture të qëndrueshme. Në këtë ndeshje ekipi ynë përbëhej nga shumë lojtarë të rinj, në hapat e parë në këtë sport, ndërsa u përballëm edhe me mungesa për shkak të lëndimeve. Pavarësisht kësaj, përkushtimi dhe krenaria për të përfaqësuar Kosovën nuk munguan”.

Sipas federatës, edhe organizimi i ngjarjeve ndërkombëtare në Kosovë duhet të marr vëmendje sa edhe rezultatet negative.

Në federatën e ragbit janë të vetëdijshëm se zhvillimi i këtij sporti në Kosovë kërkon kohë, përkushtim dhe mbështetje.

Federata ka lënë të kuptohet se do të shqyrtojë pjesëmarrjen në ngjarjet e ardhshme me formatin XV, në të cilin erdhi humbja e rëndë.

“Sa i përket të ardhmes së ndeshjeve në formatin XV, bordi i federatës do të marrë vendimet e nevojshme strategjike, duke vazhduar fokusin në zhvillim dhe përmirësim të performancës. Humbjet janë pjesë e sportit, veçanërisht për vendet në zhvillim. Ajo që nuk duhet të jetë pjesë e sportit është negativiteti i panevojshëm dhe mungesa e mbështetjes”, shkruan në deklaratë.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Ish-komandoja amerikan: Pendesa ime e vetme pas vrasjes së Osama bin Ladenit ishte që nuk u..!
Next Post: Të q*** r***”/ E pyetën për Mimoza Ahmetin, shpërthen Egla Ceno: Të pëlqesh…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme