Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, i bëri thirrje të martën Izraelit që të heqë dorë nga politikat që dëmtojnë vendet fqinje, duke theksuar se ai nuk mund të garantojë sigurinë e vet në kurriz të tyre.
“Izraeli duhet ta kuptojë tani se nuk mund ta garantojë sigurinë e vet duke dëmtuar fqinjët e tij dhe duhet të heqë dorë nga kjo politikë”, deklaroi Fidan gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm sirian, Asaad Hassan al-Shaibani, në kryeqytetin turk, Ankara.
