Skip to content

Lajmi I Fundit

Fitoi 400 mijë dollarë nga basti për arrestimin e Maduros, ushtari amerikan shpallet i pafajshëm (VIDEO)

Posted on April 29, 2026 By admin No Comments on Fitoi 400 mijë dollarë nga basti për arrestimin e Maduros, ushtari amerikan shpallet i pafajshëm (VIDEO)

Një ushtar i forcave speciale të SHBA-ve, i përfshirë në operacionin ushtarak që çoi në kapjen e Nicolas Maduros, fitoi 400 mijë dollarë pasi vuri bast në Polymarket mbi rrëzimin e ish-udhëheqësit të Venezuelës përpara se informacioni të bëhej publik.

Gannon Van Dyke, ushtar i Forcave Speciale të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara u deklarua i pafajshëm përballë akuzave federale se përdori informacion konfidencial për të përfituar financiarisht nga bastet mbi rrëzimin e ish-presidentit venezuelian Nicolás Maduro.

Sipas prokurorëve, Van Dyke vendosi rreth 33 mijë dollarë baste në platformën e parashikimeve Polymarket midis 27 dhjetorit 2025 dhe 2 janarit 2026, duke parashikuar se Maduro do të largohej nga pushteti dhe se forcat amerikane do të hynin në Venezuelë. Në atë kohë, tregu i konsideronte këto skenarë me probabilitet të ulët, çka i mundësoi atij të siguronte fitime të mëdha, mbi 400 mijë dollarë.

Autoritetet thonë se Van Dyke kishte rol në “planifikimin dhe ekzekutimin” e operacionit ushtarak të 3 janarit 2026 që çoi në kapjen e Maduro-s dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores.

Çështja konsiderohet e para ku Departamenti i Drejtësisë ngre akuza për tregtim të brendshëm të lidhur me një treg parashikimesh. Paralelisht, Komisioni për Tregtimin e Kontratave të Ardhshme (CFTC) ka ngritur edhe padi civile.

Avokati mbrojtës, Mark Geragos, deklaroi se do të kundërshtojë vlefshmërinë e aktakuzës, duke e cilësuar klientin e tij si “hero amerikan” dhe duke argumentuar se veprimi i tij nuk përbën krim.

Gjykata vendosi lirimin e Van Dyke kundrejt një garancie prej 250 mijë dollarësh dhe kufizoi lëvizjen e tij në disa zona të Karolinës së Veriut, Nju Jorkut dhe Kalifornisë, ku ai ka familjarë. Ai përballet me pesë akuza penale, përfshirë përdorim të paligjshëm të informacionit konfidencial, mashtrim financiar dhe transaksione të paligjshme monetare.

Sipas Reuters, platforma Polymarket njoftoi autoritetet për aktivitetin e dyshimtë dhe bashkëpunoi me hetimin. Ndërkohë, një platformë rivale, Kalshi, kishte refuzuar më herët hapjen e një llogarie për Van Dyke për shkak të kërkesave të identifikimit.

The U.S. Army soldier who won $400,000 by using confidential information to bet on the ousting of Venezuelan President Nicolas Maduro, pleaded not guilty to fraud charges https://t.co/NZmIJ7OTO8 pic.twitter.com/aGjw0m10Mz

— Reuters (@Reuters) April 29, 2026

 

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Kristian Prenga “trondit” botën e boksit: Joshua bëri gabim të rëndë që më zgjodhi mua si kundërshtar
Next Post: Edhe Kryeministri suedez ‘KUNDËR’ Trump: SHBA, pa strategji të qartë në konfliktin me Iranin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme