Vjollca e cila u bë e famshme me shprehjet e saj në emisionin “Shihemi në Gjyq”, ka treguar vështirësitë që është hasur pas daljes televizive. Në një intervistë për “Real People” në Euronews Albania, Vjollca tha se ditën që doli në televizor nuk kishte marrë qetësuesen dhe sipas saj situata i doli jashtë kontrollit.
