Një anëtar shqiptar i një grupi famëkeq të krimit kibernetik, i cili ishte përgjegjës për hakimin e kompanive të mëdha dhe rrjedhjen e 90 klipeve të videolojës së shumëpritur Grand Theft Auto VI, është deklaruar fajtor sot.
Sipas njoftimit te prokurorisë britanike CPS të cilit i referohet Top Channel, Arion Kurtaj, 21 vjeç, pranoi se ishte pas një sërë hakerimesh të profilit të lartë në kompani të mëdha, duke përfshirë Rockstar Games, BT/EE, Revolut dhe Uber.
Ai do të dënohet në Gjykatën e Kurorës Woolwich më 23 nëntor 2026.
