Skip to content

Lajmi I Fundit

Historia e trishte qe fshihet pas deklaratës ku Shqipja deklaroi që Edi Rama ka punuar për Shqipërinë

Posted on May 25, 2026 By admin No Comments on Historia e trishte qe fshihet pas deklaratës ku Shqipja deklaroi që Edi Rama ka punuar për Shqipërinë

Qytetarja Shqipe Jovani e cila u përplas me një nga qytetarët në mbledhjen e reformës territoriale është shprehur e penduar për mënyrën e komunikimit, duke theksuar se ishte një shpërthim momenti.

Në reagimin e saj të bërë së fundmi në lidhje me situatën që u bë virale në rrjet, Jovani thotë se me ato fjalë iu drejtua një qytetari dibran i cili sipas saj ishte simpatizant i PD-së dhe i ka kërkuar asaj që të pushojë.

Ndërsa thekson se ajo është bërë pishman për reagimin e pahijshëm për të cilin është komentuar negativisht në rrjet.

“Jam bërë pishman se si i jam drejtuar popullit, po se Edi Rama ka punuar këtë nuk e vë në diskutim dhe nuk bëhem pishman kurrë.  Se ne gratë bëjmë çik si kështu, nuk e maj mend të plotë se çfarë i kam thënë dhe kujt. Qytetarin nuk e mbaj mend me të thënë të drejtën por ne di që ishte një simpatizant i PD-së.  Nga Dibra më duket se ishte se më tha një fjalë si kështu: Mbylle gojën, ndaj i thashë qepe ti se po flas unë.

Nuk është në edukatën time të shprehem ashtu, nuk janë në respektin që unë kam karshi njerëzve. Ai më ndërpreu fjalën dhe unë e thashë nga nxitimi, e thashë në moment. Jam bërë pishman se nuk e kam të drejtë e as në edukatë të flas ato fjalë” tha qytetarja në një lidhje telefonike për “Shqipëria Live”.

Më tej ajo tregoi se dhe 4 fëmijët e saj, të cilët i ka rritur e vetme në këtë jetë pasi ajo humbi bashkëshortin në një moshë të re, janë prekur nga situata e krijuar duke nënvizuar sërish se ajo nuk është një person i tillë.

“Secili ka mënyrën e vetë, por mënyra se si më kanë ofenduar, se si kanë folur për mua, janë mesazhe që i kanë prekur fëmijët e mi. Siç e thashë unë jam një zonjë e nderuar, jam kryefamiljare kam rritur 4 jetimë, e kurrë në jetën time nuk jam ofenduar në mënyrë të tillë dhe kjo më ka ofenduar më së shumti” tha qytetarja Shqipe Jovani.

Video e momentit kur qytetarja Shqipe Jovani përplaset me qytetarin: 

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Çfarë po ndodh?! Tensione mbi Egje, avionët luftarakë turq shkelin hapësirën dhe përplasen me ata grekë
Next Post: Vajza shqipëtare:! “Nuk i’a vlen me bo dasëm të madhe, po vijnë njerëzit me hangër buk dhe me fol keq kur të shkojnë në shtëpi…”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme