Hygerta Sako ka zbuluar disa të pathëna nga jeta e saj gjatë një interviste në Top Albania Radio. Moderatorja sportive iu përgjigj një serie pyetjesh personale, nga kontaktet në telefon te marrëdhëniet sentimentale, përvojat intime dhe zgjedhjet e përditshme.
Kur u pyet për personin më të famshëm që ka në listën e kontakteve, Hygerta përmendi kryeministrin Edi Rama. Ndërsa si personazhin publik që i duket më seksi zgjodhi futbollistin suedez Zlatan Ibrahimoviç.
