Përmes mijëra mesazheve në aplikacionin e enkriptuar “Sky”, prokuroria e posaçme SPAK, ka mundur të zbulojë një seri fotografish, jo vetëm të sasive të drogës, fitimeve maramendëse në euro, flotën e avionëve por edhe fotografitë e disa prej trafikantëve kryesorë të trafikut të drogës.
Një pjesë e mirë e këtyre fotografive është kthyer në çelësin kryesor për të identifikuar kodin “Sky” të përdoruesve, duke çuar në zbulimin e tyre mjaft lehtë nga ana e oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme.
Ky që shihni në këtë foto është personi i cili mes shume bisedave që bën me Franc Gergely dhe Julian alias Fadil Balla, i dërgon foton e tij personale, duke çuar në identifikimin e menjëhershëm të tij.
