Skip to content

Lajmi I Fundit

I riu shqiptar u gjet në qese i lidhur, një krim i shëmtuar që tronditi Spanjën zbardhet me zbulimin e 3 të dyshuarve

Posted on April 15, 2026 By admin No Comments on I riu shqiptar u gjet në qese i lidhur, një krim i shëmtuar që tronditi Spanjën zbardhet me zbulimin e 3 të dyshuarve

Policia spanjolle ka zbardhur misterin e zhdukjes dhe vrasjes së 20-vjeçarit shqiptar Miklovan Dakaj, i cili u pa për herë të fundit më 13 maj 2025 në Marbella.

Sipas autoriteteve, rasti fillimisht u raportua si zhdukje nga ish-partnerja e të riut pranë Policía Nacional, duke çuar në një hetim që u fokusua shpejt në një rrëmbim të dyshuar të lidhur me krimin e organizuar.

Trupi i pajetë i Dakajt u gjet disa muaj më vonë, në tetor, pranë rezervuarit Casasola në zonën e Almogía, pasi një qytetar polak zbuloi një qese plastike ku ndodhej viktima, i lidhur. Hetuesit dyshojnë se bëhet fjalë për një ekzekutim të mirëorganizuar, raportoi La Razón.

Sipas hetimeve, më 12 maj, i riu kishte qenë në një restorant në Puerto Banús, ku u kishte thënë të afërmve se do të takonte disa persona që i kishin premtuar punë si truprojë. Rreth 90 minuta më vonë, ai u zhduk pa lënë gjurmë, ndërsa automjeti i tij u gjet i parkuar në vend.

Pamjet e kamerave të sigurisë identifikuan një automjet me qira që priste pranë restorantit, në të cilin Dakaj hipi së bashku me tre persona të dyshuar. Në qendër të hetimit janë dy shtetas shqiptarë, Ilir J. dhe Indrit G., si dhe një grua e lidhur me marrjen me qira të automjetit.

Hetuesit arritën të gjurmonin lëvizjet e automjetit përmes të dhënave të sinjalit celular dhe telemetrisë, duke e vendosur atë pranë zonës ku më vonë u gjet trupi. Monitorimi i telefonave dhe mbikëqyrja fizike ndihmuan në ndërtimin e provave ndaj të dyshuarve.

Një gjykatë në Malaga ka urdhëruar masën e paraburgimit pa të drejtë lirimi për Ilir J., ndërsa Indrit G. është lënë i lirë kundrejt një garancie prej 25 mijë eurosh.

Megjithëse motivi nuk është konfirmuar zyrtarisht, burime pranë hetimit sugjerojnë se ngjarja lidhet me larje hesapesh brenda qarqeve të krimit të organizuar.

Rasti, që nisi si një zhdukje, ka nxjerrë në pah një skemë të dyshuar kriminale që përfshin joshjen e viktimës me premtime të rreme për punë, rrëmbimin dhe më pas eliminimin e tij në një zonë të izoluar.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Ishte engjëll, kërkojmë drejtësi”/ Dro*guan në hotel dhe e lanë të vdiste në rrugë 19-vjeçaren shqiptare reagon familja
Next Post: LAJM I FUNDIT/ Iranin merr vendimin e papritur për Ngushticën e Hormuzit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme