Skip to content

Lajmi I Fundit

Ilir Meta do të dalë nga burgu? Ja vendimi që ka marrë Gjykata e Lartë

Posted on April 23, 2026 By admin No Comments on Ilir Meta do të dalë nga burgu? Ja vendimi që ka marrë Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë ka vendosur të rikthejë për rishqyrtim në Apelin e GJKKO-së kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, lidhur me ndryshimin e masës së sigurisë.

Ish-presidenti kishte kërkuar zëvendësimin e masës “arrest me burg” me një masë më të lehtë, por kjo kërkesë ishte rrëzuar më herët nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Me vendimin e fundit, Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit, duke urdhëruar që çështja të shqyrtohet sërish nga i njëjti trup gjykues.

Ndërkohë, theksojmë se një tjetër vendim është marrë ndaj ccështjes së ish-presidentit Meta. Burime për mediat bëjnë me dije se togat e zeza kanë vendosur të rrëzojnë kërkesën e tij për prishjen e pezullimit të afateve të paraburgimit.

Kujtojmë që Gjykata e Posaçme vendosi në 18 Mars që të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të tij, ish bashkëshortes Monika Kryemadhi, nënës së kësaj të fundit Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.

Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024. Ish-presdenti po hetohet për 3 çështje aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror. Aktualisht SPAK ka mbyllur hetimet dhe dosja e tij është dërguar për gjykim.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Ne bëmë seks gjatë një video-telefonate që 66-vjeçari po e shikonte”. Transgjinori nga burgu: “Myrto kishte një llogari në OnlyFans” dhe..!(FOTO))
Next Post: Ish-Missi i njohur nga të gjithë gjendet e vrarë në apartamentin luksoz, dyshohet se vjehrra i…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme