Irani ka deklaruar se është i gatshëm të zgjedhë mes përshkallëzimit të konfliktit ose ndjekjes së rrugës diplomatike për t’i dhënë fund përplasjes me Shtetet e Bashkuara.
Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, bëri të ditur se Teherani i ka paraqitur një plan ndërmjetësit, Pakistanit, me synimin për arritjen e një zgjidhjeje përfundimtare të konfliktit.
Sipas tij, tashmë “topi është në fushën e Shteteve të Bashkuara”, të cilat duhet të vendosin nëse do të ndjekin një qasje diplomatike apo do të vijojnë me përballjen.
“Irani ia paraqiti planin e tij ndërmjetësit, Pakistanit, duke synuar një fund përfundimtar të luftës dhe tani topi është në fushën e Shteteve të Bashkuara, të cilat duhet të zgjedhin midis rrugës diplomatike ose vazhdimit të një qasjeje konfrontuese”, tha zëvendësministri i Jashtëm iranian Kazem Gharibabadi.
Duke iu drejtuar ambasadorëve dhe drejtuesve të misioneve diplomatike në kryeqytetin iranian, Gharibabadi theksoi se Irani, në funksion të mbrojtjes së interesave dhe sigurisë kombëtare, është i përgatitur për të dyja skenarët.