Skip to content

Lajmi I Fundit

Irani sekuestroi katër anije në Hormuz: Çfarë po ndodh rriten tensionet në Gjirin Persik përsëri…!

Posted on May 28, 2026 By admin No Comments on Irani sekuestroi katër anije në Hormuz: Çfarë po ndodh rriten tensionet në Gjirin Persik përsëri…!

Tensionet në Gjirin Persik janë shtuar sërish pasi marina iraniane ndaloi katër anije në Ngushticën e Hormuzit, të cilat po tentonin të hynin në rajon pa u koordinuar me autoritetet iraniane.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim, forcat detare iraniane u dhanë fillimisht paralajmërime anijeve, por ekuipazhet nuk respektuan udhëzimet e dhëna nga Teherani.

Një burim ushtarak, i cituar nga mediat iraniane, deklaroi se pas mosbindjes ndaj urdhrave, marina iraniane hapi zjarr me të shtëna paralajmëruese. Pas incidentit, anijet ndryshuan drejtim dhe u larguan nga zona.

Deri më tani nuk janë publikuar informacione mbi identitetin e anijeve apo shtetet nën flamurin e të cilave lundronin.

Incidenti ndodh në një periudhë të ndjeshme për rajonin, ndërsa SHBA dhe Irani po vijojnë negociatat për një marrëveshje të mundshme që synon uljen e tensioneve mes dy vendeve.

Në të njëjtën kohë, Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi sanksione të reja ndaj Iranit. Uashingtoni përfshiu në listën e zezë të Shtetasve të Caktuar Posaçërisht një strukturë të krijuar së fundmi nga Teherani, të quajtur “Persian Gulf Strait Authority”.

Institucioni në fjalë është ngritur për të administruar kërkesat e anijeve që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët detare më strategjike në botë për transportin e naftës dhe gazit natyror.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Përvëlohet” vendi ynë nesër, ja sa pritet të shkojnë temperaturat
Next Post: Skandali i videove intime në Mal të Zi, Abazoviç reagon për herë të parë: Ka dorë krimi i organizuar, “Unë nuk”..!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme