Skip to content

Lajmi I Fundit

“Ish-burri e mbajti të lidhur 2 ditë në pyll”/ Zhduket e reja, nëna mes lotësh: Mos e kanë droguar

Posted on April 20, 2026 By admin No Comments on “Ish-burri e mbajti të lidhur 2 ditë në pyll”/ Zhduket e reja, nëna mes lotësh: Mos e kanë droguar

dita e sotme emisioni “Me Zemër të Hapur” në News24 trajtoi një dramë njerëzore që ka mbërthyer në ankth një familje të tërë nga fshati Kuman i Roskovecit.

Prej katër ditësh, qetësia e kësaj shtëpie është thyer nga heshtja vrasëse e zhdukjes së Anxhela Shurdhës.

E reja prej katër ditësh nuk ka kontakt me prindërit, por edhe me vajzën e saj vetëm 7 vjeç.

Nëna mes lotësh tregoi takimin e fundit me të bijën, para se kjo e fundit të shkonte në punë, teksa tha se nuk kishte parë asgjë të çuditshme te vajza e saj. E moshuara tregoi se ka dyshime te pronari i lokalit ku ajo punonte.

“Vajza qan çdo natë për nënën. Hera e parë që largohet. Ajo nuk ishte larguar kurrë. Shkonte në punë, unë merrja vajzën. Atë ditë nuk mori. Kishte veshur pantallona xhins, me vija të kuqe, pantallona. Iku në punë, më puthi si gjithmonë. Është 180 cm e gjatë, me flokë bionde, e dobët. S’kemi pasur asnjë konflikt me vajzën. Më tha se do flinte te një shoqe pas pune se kishte lokali ku punonte një festë ditëlindje. Mendja më thotë mos e kanë droguar. Para disa vitesh ajo pati një ngjarje të rëndë. Burri, që ishte i droguar e mbajti të lidhur dy ditë në pyll. Por arriti të shpëtonte. S’më ka thënë asgjë, s’di asgjë. Se do më kishte thënë se do kishte gjetur dikë”-, tha e moshuara.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Kjo është ngjarja më e frikshme e kapur nga kamera e makinës, ja pamjet që do tju lënë pa fjal…(VIDEO)
Next Post: Pak ditë pasi u shpall fituese e BBV, Selinës i ndodh e papritura jashtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme