Hyrja e Edita Abazit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5” ka rikthyer vëmendjen te një histori e së kaluarës së saj, e cila vite më parë bëri bujë në mediat rozë. Modelja nga Kosova ishte përfolur për një lidhje me reperin Noizy, histori për të cilën kishte rrëfyer publikisht në një intervistë.
Në atë kohë, Edita prezantohej si 22-vjeçare dhe punonte si fotomodele në Prishtinë. Ajo tregonte se ishte njohur me reperin gjatë verës, përmes një miku të përbashkët. Sipas rrëfimit të saj, njohja mes tyre kishte marrë një drejtim romantik, ndërsa Noizy kishte udhëtuar drejt Prishtinës posaçërisht për ta takuar.
