Skip to content

Lajmi I Fundit

Ish-ministri trondit: Ja kur do të dalë një tjetër skandal i madh, gruaja e fuqishme është në të..!

Posted on October 1, 2026 By admin No Comments on Ish-ministri trondit: Ja kur do të dalë një tjetër skandal i madh, gruaja e fuqishme është në të..!

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, ka paralajmëruar se brenda 3-4 javëve të ardhshme pritet të bëhet publik një tjetër rast, që e cilëson si skandal edhe më të madh se ai që lidhet me drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni.

I ftuar në “A2 CNN”, Demiraj u shpreh se ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, të prezantuara nga kryeministri Edi Rama, lidhen pikërisht me zhvillimet që pritet të dalin në dritë.

“Agjencitë e Inteligjencës në shumicën e rasteve flasin duke mos folur, por flasin me veprime. Shumë shpejt, në 3-4 javët e ardhshme, siç e kemi paralajmëruar dhe në rastin e Vlorës, do të paraqiten, prandaj kryeministri ka nxituar të ofrojë këtë ligj për të paralajmëruar dhe kërcënuar drejtësinë që të mos guxojë të nxjerrë skandalet e tmerrshme të keqqeverisjes së tij, duke i treguar popullit mënyrën si keqqeveriset dhe partnerëve se kush i drejton strukturat e sigurisë, të cilat janë nën kontrollin e krimit të organizuar”, tha Demiraj.

Sipas ish-ministrit të Brendshëm, rasti që lidhet me Vlora Hysenin është një “kambanë alarmi”, ndërsa përgjegjësinë ai ia atribuon kryeministrit Edi Rama.

Demiraj deklaroi gjithashtu se, problematika të ngjashme shtrihen edhe në institucione të tjera shtetërore, duke përmendur Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Brendshme, sektorin e energjetikës dhe atë të shëndetësisë.

“Që nga emërimet e Tahirit që kanabizoi Shqipërinë, emërimi i Mimi Kodhelit që ishte pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë në trafikun e drogës me mbylljen e radarëve. Kjo bëhet vetëm përmes emërimit të njerëzve jo profesionistë. E njëjta situatë është në Ministrinë e Mbrojtjes, në Ministrinë e Brendshme, Energjetikës, shumë shpejt edhe të Shëndetësisë me skemat kriminale të KAYO-s, ku trafikantëve ndërkombëtarë u është dhënë çdo sektor strategjik i Shqipërisë, duke shfrytëzuar çdo mundësi që u japin nevojat e tenderimit të Shqipërisë në funksion të qëndrimit të Ramës në pushtet. Dhe rreziqet e kërcënimet janë të jashtëzakonshme, çka ka bërë të ulërasin shërbimet partnere dhe të fërkojnë duart shërbimet e tjera”, përfundoi ai.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Elton Tozaj “plas bo*mbën”, Ja sk*andali i radhës që ai paralajmëron se do ta nxjerrë…!
Next Post: EKSLUZIVE/ SPAK zbulon një vilë tjetër të Belinda Ballukut në Sardenjë të Italisë! Do ngelni pa mend nga detajet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme