Skip to content

Lajmi I Fundit

Ish-ministrja socialiste ia thotë troç Edi Ramës: Ja çfarë duhet të bëjë me protestën… para se të jetë vonë

Posted on June 9, 2026 By admin No Comments on Ish-ministrja socialiste ia thotë troç Edi Ramës: Ja çfarë duhet të bëjë me protestën… para se të jetë vonë

Ish ministrja socialiste, Ermelinda Meksi ka reaguar sërish mbi debatet që kanë shoqëruar protestat e fundit kundër projektit të propozuar në zonën e Zvërnecit, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si qeveria po i trajton shqetësimet e qytetarëve.

Sipas Meksit, reagimi i fundit i Kryeministrit në platformën X fokusohet kryesisht te madhësia e protestës, mënyra se si ajo paraqitet në media, si dhe te ndikimi i mundshëm i dezinformimit, amplifikimit dixhital dhe rrjeteve sociale në formësimin e perceptimeve publike.

Më tej Meksi thekson se reagimi i kryeministrit “i kushton shumë më pak vëmendje përmbajtjes së pyetjeve që qytetarët po ngrenë lidhur me korrupsionin, transparencën, konsultimin publik, pronësinë, ndikimin mjedisor dhe përfitimet konkrete publike të investimit”.

Ajo thotë se Kryeministri vazhdon ta trajtojë çështjen si një debat mbi një projekt që “ende nuk ekziston”, ndërsa mesazhi që vjen nga protestat duket ndryshe.

“Kjo fazë kur duhet të zhvillohet debati publik mbi dobinë e investimit, ndikimet e tij afatgjata dhe modelin e zhvillimit që duam për Shqipërinë. Jo vetëm për një projekt të caktuar, por edhe për mënyrën se si e kuptojmë turizmin e qëndrueshëm, mbrojtjen e mjedisit dhe përfitimin e drejtë të qytetarëve nga pasuritë natyrore të vendit. Në demokraci, më shumë se numri i protestuesve, rëndësi ka mesazhi që ata përpiqen të përcjellin. Sa më gjatë të vazhdojnë protestat, aq më e madhe bëhet nevoja që ai të dëgjohet dhe të adresohet me dialog, transparencë dhe fakte të verifikueshme. Sepse çështja nuk është numri i atyre që protestojnë, numër qē megjithatë nuk duhet neglizhuar, por sa institucionet janë të gatshme të dëgjojnë dhe t’u përgjigjen në kohë shqetësimeve që ata shprehin”, thuhet në reagimin e Ermelinda Meksit.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “A e patë sa i ekstuar ishte dje?”/ Arjan Curri: Rama po vdes për këtë protestë, ai nuk do të mbarojë sepse do që
Next Post: Mateo dhe Brikena ishte e gjitha lojë? Dyshja befason ndjekësit kapen mat me njëri tjetrin duke…(foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme