Skip to content

Lajmi I Fundit

Izraeli paralajmëron këtë shtet: Ikni nga shtëpitë, do të ketë sulme të reja

Posted on May 9, 2026 By admin No Comments on Izraeli paralajmëron këtë shtet: Ikni nga shtëpitë, do të ketë sulme të reja

Ushtria izraelite u bëri thirrje banorëve të më shumë se gjashtë fshatrave në jug të Libanit që të evakuohen menjëherë këtë të shtunë, përpara sulmeve të pritshme kundër Hezbollahut, pavarësisht armëpushimit me Libanin që synon ndalimin e luftimeve.

“Në dritën e shkeljes së marrëveshjes së armëpushimit nga organizata terroriste Hezbollah, IDF është e detyruar të veprojë me forcë kundër saj”, shkroi në X zëdhënësi në gjuhën arabe i ushtrisë izraelite, duke listuar nëntë fshatra.

“Për sigurinë tuaj, duhet të largoheni menjëherë nga shtëpitë tuaja dhe të qëndroni larg fshatrave dhe qyteteve në një distancë jo më pak se 1,000 metra, drejt zonave të hapura”, shtoi ai.

Pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit në fuqi që prej mesit të prillit, forcat izraelite dhe Hezbollahu i mbështetur nga Irani kanë shkëmbyer zjarr çdo ditë, kryesisht në jug të Libanit.

Të premten, Hezbollahu tha se kishte lëshuar raketa dhe dronë ndaj bazave ushtarake në Izrael, si hakmarrje për një sulm të fundit ndaj Bejrutit dhe goditjet e vazhdueshme në jug. Autoritetet libaneze raportuan se 11 persona u vranë nga sulmet izraelite në jug të vendit gjatë së premtes./Top Channel

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: E TMERRSHME! 40-vjeçari torturon për 28 orë 93-vjeçarin/ Fjala e fundit e VIKTIMËS ishte…! (VIDEO)
Next Post: EUROPA në ALARMË!! 3 raste të dyshuara me Hantavirus në Spanjë, një 32-vjeçare paraqet simptoma që përputhen me infeksionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme