Skip to content

Lajmi I Fundit

Ja kush ia futi Erion Veliajt, Nesti Angoni është socialist, janë bërë të gjithë kundër kryebashkiakut të Tiranës

Posted on May 30, 2026 By admin No Comments on Ja kush ia futi Erion Veliajt, Nesti Angoni është socialist, janë bërë të gjithë kundër kryebashkiakut të Tiranës

Juristi dhe ish-ministri i Drejtësisë i qeverisë “Rama 1”, Ylli Manjani, ka komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila të enjten ka lënë sërish në qeli kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Në një intervistë televizive, Manjani tha se askush nga politika nuk është i interesuar që Veliaj të lirohet nga burgu, teksa hodhi akuza ndaj PS-së, duke pretenduar se ishin ata që e futën kryebashkiakun në burg.

Më tej, ish-ministri lëshoi kritika edhe ndaj Gjykatës së Lartë, për të cilën tha se nuk vepron sipas ligjit, por sipas kulturës së ndëshkueshmërisë. “Po diskutojmë për presionin që e merr gjykata jonë, me apo pa dashje, me idenë që gjykata po bën namin dhe po lufton pandëshkueshmërinë. Në thelb, kjo gjykatë që po lufton pandëshkueshmërinë ka kohë që ka dalë nga shtrati ligjor.

Dhe nuk është puna vetëm te Veliaj. Unë nuk di sot një faktor publik apo politik që të jetë i interesuar që Veliaj të dalë nga burgu. Më gjeni një, sepse unë nuk identifikoj dot asnjë, se PS e futi në burg. Nesti Angoni nga është? Pjesa e Angonit e futi në burg, pjesa tjetër e PS-së e harroi, nuk ka më interes.

Politikisht, Rama dhe PS kanë shkuar pa ligj dhe ky diskutim nuk ka motiv politik. Madje edhe ata në bashki thonë: Çuni i mirë është, pse të lirohet? Mirë është aty. Këto thonë njerëzit dhe ky është realiteti. Dhe gjykatësit i shohin këto gjëra: meqë nuk i interesoka njeriu, ta lëmë aty brenda. Është e trishtë, por kjo s’ka lidhje me ligjin, por me kulturën e ndëshkimit”, tha ai.

Çfarë ndodhi të enjten?

Kujtojmë se Veliaj kishte kërkuar zëvendësimin e arrestit në burg me masën “detyrim për tu paraqitur” dhe me vendosjen e një garancie pasurore nga ana e tij, por kjo kërkesë u rrëzua nga Gjykata e Lartë njëjtë si në dy shkallët e tjera të gjykimit. Kërkesa e tij u bë pasi çështja kaloi për gjykim, çka sipas mbrojtjes nuk ka më mundësi të prishen provat.

Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025, i vetmi me masë arresti në burg, nga grupi i të bashkëpandehurve. Shqyrtimi i kërkesës për liri kishte të tjera pritshmëri, nisur nga një vendim i vetë Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së arrestit me burg dhe shqetësimet që kanë ardhur si nga institucionet ndërkombëtare por edhe nga ato vendore për këtë masë.

Përveç këtij rekursi, Gjykata Kushtetuese ka rikthyer në Gjykatën e Lartë një tjetër kërkesë për liri të Veliajt. Sipas Kushtetueses, Gjykata e Lartë, në vendimin që do duhet të rimarrë për qytetarin e parë të Tiranës, do duhet të arsyetojë a është proporcionale masa “arrest me burg” në raport me pozicionin që Veliaj ka si kryebashkiak. Për Kushtetuesen edhe qëndrimi në kafaz në seancat gjyqësore mbetet i paargumentuar nga Gjykata e Lartë.

SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg. Shumica e akuzave lidhen me korrupsionin pasiv, të kryer në 9 raste, në raport me disa kompani, për të cilat SPAK thotë se ai ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme.

Sipas akuzës, këto subjekte kanë marrë leje ndërtimi dhe kanë përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë. Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste, në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse, njëjtë si Erion Veliaj. Gjithashtu, Xoxa akuzohet edhe për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje të të ardhurave.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Flet 4 gjuhë të huaja dhe ka lexuar 100 libra, njihuni me gjeniun e vogël shqiptar me autizëm
Next Post: Raketa që rrëzoi avionin luftarak amerikan “F-15” mbi Iran ishte kineze! Pekini furnizoi Teheranin para sulmit edhe me radarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme