Një sherr që ka degraduar në përleshje fizike raportohet të ketë ndodhur ditën e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës, përballë një qendre tregtare.
Sipas një video të publikuar në rrjete sociale, shihet se dy persona me sjellje gangsterësh kanë ndaluar një makinë në mes të autostradës, kanë zbritur me forcë një të ri nga automjeti dhe e kanë dhunuar barbarisht në sy të qytetarëve.
Arsyet e këtij sherri apo identiteti i autorëve ende nuk dihen, ndërsa siç mund të shihet nga pamjet, në vendngjarje kanë qënë të pranishëm edhe efektivë policie, por deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga këta të fundit.
Në çdo shtet normal, një akt i tillë do të sillte reagim të menjëhershëm nga policia, identifikim autorësh dhe masa të forta, ndërsa duket se në Shqipëri bandat bëjnë ligjin ndërsa qytetarët shohin se si rendi dhe siguria po dorëzohen përballë dhunës.