Skip to content

Lajmi I Fundit

Ja pamjet e momentit kur tramvaji doli nga shinat dhe shkaktoi aksident në Sarajevë..(VIDEO)

Posted on February 12, 2026 By admin No Comments on Ja pamjet e momentit kur tramvaji doli nga shinat dhe shkaktoi aksident në Sarajevë..(VIDEO)

Kamera nga një veturë ka filmuar momentin e aksidentit me tramvaj në Sarajevë.

Në një video të publikuar në YouTube është publikuar pamje shqetësuese të një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi sot në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës.

Ato janë xhiruar nga kamera e një automjeti që ishte ndalur në semafor dhe tregojnë se si ndodhi gjithçka.

Në video duket qartë se tramvaji po ecte me shpejtësi të madhe pak para përplasjes, dhe kjo shpejtësi e bëri që të dilte nga shina, raporton klix.ba.

Zašto je hitna stala usred raskrsnice? Kao da čeka nešto. #tramvaj #sarajevo pic.twitter.com/I1D9ulmUmx

— Bosnia Reporter (@BosniaReporter) February 12, 2026

Tramvaji, i cili po vinte nga stacioni hekurudhor drejt Bashçarshisë, doli nga shinat në kryqëzimin përpara Muzeut Kombëtar, shkatërroi ndalesën e tramvajit dhe përfundoi në rrugën kryesore.

Sipas informatave zyrtare nga Ministria e Brendshme e Kantoni i Sarajevës, një person humbi jetën, ndërsa katër të tjerë u plagosën në këtë aksident të tmerrshëm.

Të lënduarit u dërguan urgjentisht në spitalet e Sarajevës, ku tre persona – dy meshkuj dhe një grua – po trajtohen.

Në vendin e aksidentit po kryhet ende hetimi për të përcaktuar saktësisht të gjitha faktorët që çuan deri te kjo tragjedi, përfshirë edhe analizën e shpejtësisë së tramvajit. /Telegrafi/

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: PAMJE DRAMATIKE: Gropa gjigande hapet papritur dhe ‘gëlltit’ një pjesë të rrugës (VIDEO)
Next Post: Trump paralajmëron IRANIN për pasoja “shumë traumatike” nëse nuk e bëni atë që…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme