Rreth 55 kursantë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në ambientet e institucionit.
“Ora News” ka siguruar një video që pretendohet se është xhiruar në Akademinë e Sigurisë, e cila tregon qartë ushqimin e kontaminuar të konsumuar ditën e djeshme nga studentët.
Studentët që u helmuan kanë pasur simptoma të rëndë me të vjella dhe dhimbje të forta barku.
Pasi janë paraqitur në spital, kanë marrë mjekim, serume dhe janë kthyer.
Lidhur me kwtw skandal, Policia e Tiranws njoftoi se ka arrestuar dy persona: Kujtim Ballgjinin dhe Kristjana Plakan, si dhe shpalli në kërkim njw person tw tretw.
Burime bëjmë me dije se në pranga kanë rënë teknologu dhe kuzhinieri i kompanisë katering që shpërndante ushqimin në 3 vakte për studentët dhe shpalli në kërkim administatoren, Alma Tafani.