Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë ditës së sotme, 18 nëntor, në qarkun Shkodër priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive, ndërsa në qarqet Kukës, Dibër dhe Lezhë reshje mesatare deri lokalisht intensive, të shoqëruara me shtrëngata.
Për ditën e nesërme, 19 nëntor, parashikohen reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, si dhe reshje intensive në qarkun Dibër.
