Skip to content

Lajmi I Fundit

“JET BANK E REGJISTRUAR NË OFFSHORE”/ Këlliçi: S’ka asnjë sportel fizik! Drejtohet nga një rrjet njerëzish të përfshirë në skema mashtrimi

Posted on April 24, 2026 By admin No Comments on “JET BANK E REGJISTRUAR NË OFFSHORE”/ Këlliçi: S’ka asnjë sportel fizik! Drejtohet nga një rrjet njerëzish të përfshirë në skema mashtrimi

Licencimi i bankës së parë plotësisht digjitale në Shqipëri, Jet Bank, është përfshirë në një vorbull akuzash të rënda, të cilat vënë në dyshim transparencën e procesit dhe integritetin e themeluesve të saj.

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në një intervistë për “Ora News” ka ngritur alarmin publikisht, duke e cilësuar projektin si një “skemë mashtrimi” me prapavijë politike.

Sipas tij, Banka e Shqipërisë ka licencuar institucionin e ri financiar pa kryer një proces të detyrueshëm vetingu për aksionerët.

Këlliçi deklaroi se personat pas Jet Bank-ut janë të lidhur me rrjete ndërkombëtare të mashtrimit me Forex dhe se disa prej tyre kanë kryer dënime me burg në vende të Bashkimit Europian.

Më tej, ai theksoi se aksionerët nuk kanë asnjë ditë eksperiencë në sektorin bankar, ndërsa banka raportohet të jetë regjistruar “në Durana me zero taksa” dhe pa asnjë sportel fizik.

Po ashtu, Këlliçi akuzoi Bankën e Shqipërisë për mungesë totale transparence. Deputeti bëri të ditur se prej tre muajsh i është drejtuar me pyetje zyrtare Guvernatorit dhe institucioneve të tjera, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Kjo heshtje, sipas tij, bie ndesh me detyrimin ligjor për t’iu përgjigjur një anëtari të Kuvendit. Një tjetër pikë kritike është fakti se banka është regjistruar në një juridiksion offshore, veprim që përbën shkelje të rregulloreve të vetë Bankës së Shqipërisë.

Akuzat marrin një dimension politik kur deputeti demokrat pretendon se e gjithë skema është ngritur me kërkesë dhe mbështetje të Kryeministrit Edi Rama. Ai e lidh këtë zhvillim me mbylljen e skandalit të mikrokredive, duke sugjeruar se Banka e Shqipërisë është “dorëzuar” përballë një presioni shumëvjeçar nga qeveria. Këto pretendime, siç u theksua, janë shprehur më herët edhe nga kreu i opozitës, Sali Berisha, pa nxitur një reagim zyrtar nga kryeministri.

Ndërkohë që pyetjet mbeten pa përgjigje, “Jet Bank” ka nisur një fushatë të kushtueshme marketingu dhe përballë kësaj situate, Këlliçi bëri me dije se shtatë deputetë të opozitës kanë firmosur një kërkesë zyrtare për të hedhur dritë mbi këtë çështje që ka ngritur pikëpyetje serioze mbi sigurinë e sistemit bankar në vend.

PJESË NGA BISEDA NË STUDIO

Belind Këlliçi në “Ora News”: Edhe ju jeni nga të paktat media që edhe e keni publikuar skandalin e Jet Bankut, bankën e parë digjitale, e cila lidhet po me këtë rrjet njerëzish të përfshirë në skema mashtrimi me Forexe, njerëz që nuk i është bërë një veting i caktuar, i detyrueshëm nga Banka e Shqipërisë. Është licensuar kjo bankë nga Banka e Shqipërisë dhe nuk kemi asnjë transparencë.

Kam tre muaj që ngre pyetje zyrtare për institucionet shqiptare. E kam ngritur dhe ditën e djeshme dhe nuk kam hedhur akuza, kam bërë pyetje zyrtare drejtuar guvernatorit të Republikës, të Bankës së Shqipërisë, drejtuar Agjencisë së Inteligjencës Financiare. Kam ngritur pyetje mbi shërbimin informativ të shtetit. Ore, kjo bankë që është liçensuar, që nuk ka asnjë sportel, që do të funksionojë online, që është e regjistruar në Durana me zero taksa, që është e para bankë e ngritur nga këto persona, që nuk ka as edhe një ditë eksperiencë asnjëri prej aksionerëve në sektorin bankar. Që njerëz që kanë regjistruar këtë bankë figurojnë të lidhur me skema mashtrimi në vendet e Bashkimit Europian, me persona që kanë bërë burg për shkak se kanë vjedhur taksapaguesit europianë. Ore, si ka mundësi? Është e regjistruar në offshore, që është në shkelje të rregullores së Bankës së Shqipërisë.

Ore, si ka mundësi që Banka e Shqipërisë, e para e ka liçensuar, e dyta, përse nuk kthejnë përgjigje? Përse nuk kthejnë përgjigje? Kanë detyrim ligjor ndaj një deputeti të Kuvendit të Republikës të kthejnë një përgjigje zyrtare me të gjithë procesin që kanë ndjekur, të bëjnë veting. Nëse ti këtë e ke arritje dhe kjo po shihet, se po të shihni PR-in dhe marketingun që po bëhet, po shpenzohen dhjetëra milionë lekë në ditë për të bërë reklamë për këtë bankë dixhitale. Shumë mirë. Nëse është, unë jam pro teknologjisë, pro zhvillimit. Nëse është një, një ide inovatore dhe është një shërbim inovator, përse nuk krenoheni ju dhe të dilni dhe të thoni, po mo, këto janë njerëzit, kjo është eksperienca, këta, këto janë shërbimet që do të marrim, këto janë risitë që do të vijnë në treg, këto janë lehtësitë për konsumatorët.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Kushte atmosferike të qëndrueshme/ Njihuni me parashikimin e motit për sot
Next Post: E PREMTE “E ZEZË” – Nga lekët tek tradhtia, gjithçka kthehet përmbys për këto tri shenja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme