Udhëheqësi suprem deklaron se presioni nuk do të ndalojë ambiciet ushtarake të Teheranit
Lideri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka reaguar për herë të parë pasi Teherani refuzoi propozimin e Pakistanit për një armëpushim 45 ditor me SHBA-në dhe Izraelin.
Përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, Khamenei shkroi se SHBA-të dhe Izraeli, të cilët i konsideroi vrasës, nuk mund ta ndalonin ushtrinë iraniane (duke nënkuptuar se ata s’mund ta ndalojnë Iranin të pajiset me armë bërthamore apo të shtojë kapacitetet e raketave balistike).
“Vrasësit nuk do ta ndalojnë ushtrinë iraniane”, ka shkruar udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, në një postim në Telegram.