Skip to content

Lajmi I Fundit

KRENARI/ I riu shqiptar mes varfërisë doli i pari i botës në matematikë! Mësuesja i pagoi biletën në SHBA

Posted on April 29, 2026 By admin No Comments on KRENARI/ I riu shqiptar mes varfërisë doli i pari i botës në matematikë! Mësuesja i pagoi biletën në SHBA

Nga një qytet i vogël si Cërriku, në një skenë ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Loris Qosja arriti të fitojë medalje të artë në një konkurs ndërkombëtar matematike, mes mbi 300 konkurrentëve nga 30 shtete të botës. Talenti i tij u dallua herët. Në klasën e gjashtë, mësuesja e matematikës, Flutura Hoxholli, pa tek ai një nxënës të jashtëzakonshëm dhe nisi ta përgatiste me programe më të avancuara, duke e përfshirë në olimpiada të ndryshe.

“Më thoshte Ajnshtajni i vogël, gjeniu im… dhe më dha matematikë të klasave më të larta. Aty u pikasa si talent, kur filluam të merrnim pjesë në olimpiada të ndryshme”, tha Loris Qosja.

Për dy vite me radhë, mësuesja punoi me të pa asnjë shpërblim financiar. Vetëm me dëshirën për ta çuar nxënësin e saj sa më lart.

“Mësuesi duhet të zbulojë talentin, ta motivojë dhe ta zhvillojë, jo të gjithë e bëjnë. Unë kam vetëm një djalë, por atë që s’e arrita me djalin tim, e kam arritur me Lorisin”, tha Flutura Hoxholli, mësuese e matematikës

Rruga drejt Amerikës nuk ishte aspak e lehtë. Tarifat e pjesëmarrjes arritën deri në 8 mijë euro, një shumë e papërballueshme për familjen e tij, pasi të dy prindërit janë të papunë. Megjithatë, ata nuk pranuan që ëndrra e djalit të tyre të ndalej për shkak të vështirësive financiare dhe bënë çdo përpjekje që ai ta përfaqësonte vendin në arenën ndërkombëtare.

“Një pjesë e pagoi Bashkia Cërrik, një pjesë mësuesja dhe pjesa tjetër u pagua nga prindërit dhe të afërmit”, shtoi Loris.

Mbështetja institucionale ishte e kufizuar, ndërsa një pjesë e shoqërisë reagoi me skepticizëm.

“Disa nga shokët e mi… nuk e mendonin që do merrja këtë famë. Shumica u lumturuan, por disa nuk më flasin. Kur erdha nga Amerika shumica qenë të ftohtë, po e themi që ne nuk e dimë arsyen”, theksoi i riu.

Sot, edhe pse ka siguruar një bursë trevjeçare nga një institucion privat që i mbulon studimet dhe i garanton punësim, Lorisi ka një mesazh të qartë për institucionet. Ëndrrat e tij nuk ndalen, pasi synon të marrë pjesë në olimpiadat e radhës në Azerbajxhan, Rumani dhe Itali. Por pa një mbështetje të qëndrueshme financiare dhe institucionale, këto objektiva rrezikojnë të mbeten të parealizuara.

“Po e përmbledh me një shprehje, një person ka pyetur njeriun më të zgjuar, Ajnshtajnin, a ka jetuar ndonjë njeri më i zgjuar se ty dhe ai iu përgjigj, po kanë jetuar, por nuk kanë pasur mundësi të zbulohen”, përfundoi Loris Qosja.

Në bisedat e tij, shpesh Lorisi dëgjohet të thotë se nuk ka rëndësi se nga vjen, mjafton pasioni dhe përkushtimi. Por pasioni ka nevojë për mbështetje, për një dorë që ta ndihmojë të mos rrëzohet dhe për institucione që ta besojnë. Sepse kur një i ri ngjitet në majë, ai nuk ngre lart vetëm veten, por edhe emrin dhe shpresën e një vendi të tërë

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Nga figurat fetare te ato ushtarake, kush po e drejton sot Iranin; si u zhvendos pushteti në dy muaj
Next Post: E ndërruan në maternitet para 54 viteve, Shegushes i bie bota mbi kokë kur mëson kush është babai dhe nëna e sajë..!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme