Skip to content

Lajmi I Fundit

Lapaj me akuza për naftën: Në Shqipëri NAFTA derdhet si lum, ndërsa qytetarët paguajnë çmime të larta (VIDEO)

Posted on April 9, 2026 By admin No Comments on Lapaj me akuza për naftën: Në Shqipëri NAFTA derdhet si lum, ndërsa qytetarët paguajnë çmime të larta (VIDEO)

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar ashpër lidhur me situatën në sektorin e naftës në Shqipëri, duke denoncuar atë që e cilëson si keqmenaxhim dhe abuzim nga institucionet shtetërore.

Sipas tij, në zonën e Mallakastrës, nafta po derdhet “si lum”, ndërkohë që qytetarët shqiptarë përballen me çmime të larta të karburantit. Lapaj akuzon drejtpërdrejt shtetin dhe kompaninë Albpetrol për mungesë kontrolli dhe përgjegjësie.

“Nafta lum! Nafta lum, vëlla. Nafta lum këtej nga Mallakastra. Keqmenaxhimi dhe hajdutëria e shtetit shqiptar dhe e Albpetrolit ka bërë që sot ne të paguajmë një nga çmimet më të larta në botë të naftës, ndërkohë që nafta e vendit tonë derdhet në përrenj dhe lumenj si ‘mall pa zot’”, është shprehur ai.

Në reagimin e tij, Lapaj rikujtoi edhe premtimet e bëra në vitin 2013 nga kryeministri Edi Rama për ringritjen e industrisë përpunuese të naftës. Ai kritikoi qeverinë për dështim në këtë drejtim, duke përmendur gjendjen aktuale të Rafinerisë së Ballshit, e cila sipas tij është jashtë funksionit.

“Edi Rama dhe Rilindja erdhën në pushtet me premtimin për të ringritur industrinë përpunuese të naftës. Sot, ajo rafineri që dikur përpunonte rreth 1 milion ton naftë bruto është jashtë funksionit”, tha Lapaj.

Ai propozoi si zgjidhje të menjëhershme uljen e taksave mbi karburantet, duke argumentuar se në kohë krizash qeveria nuk duhet të rëndojë më tej qytetarët.

“Për të ulur çmimin e naftës, duhet urgjentisht që shteti të ulë nivelin e taksimit, sepse qeveria nuk mund të fitojë më shumë në kohë krizash”, theksoi ai.

Sipas Lapajt, zgjidhja afatgjatë mbetet ringritja e industrisë përpunuese të naftës në vend, për të ulur varësinë nga importet dhe për të stabilizuar çmimet në treg.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Mjerë populli i gjorë!” Jorida Tabaku me vëth 2.3 mijë USD dhe byzylyk 5 mijë euro, akuzon qeverinë se po varfëron vendin
Next Post: “Ky nuk është fundi”, Netanyahu këmbëngul se nuk ka mbaruar lufta me Iranin pas 2 javësh do të bëjm…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme