Skip to content

Lajmi I Fundit

Lëndimi i protestuesit me shtetësi greke në Zvërnec ‘TËRBON’ Athinën/ Ministria e Jashtme QETËSON SITUATËN

Posted on May 31, 2026 By admin No Comments on Lëndimi i protestuesit me shtetësi greke në Zvërnec ‘TËRBON’ Athinën/ Ministria e Jashtme QETËSON SITUATËN

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur një ditë më parë në Zvërnec, ku u regjistrua një përplasje fizike mes një grupi protestuesish dhe punonjësve të një kompanie private sigurie të kontraktuar nga subjekti që po kryen punime në zonë.

Në një deklaratë zyrtare, ministria shprehu keqardhjen për ngjarjen dhe theksoi se autoritetet shqiptare kanë ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme ligjore.

Reagimi:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh keqardhjen për situatën e regjistruar dje në Zvërnec, ku ndodhi një përplasje fizike ndërmjet një grupi protestuesish dhe punonjësve të një shoqërie private sigurie të kontraktuar nga kompania që po kryen punime në zonë.

Policia e Shtetit ka identifikuar dhe arrestoi punonjësin e shoqërisë së sigurisë, përgjegjës për dhunën e ushtruar ndaj një protestuesi me shtetësi shqiptare dhe greke, ndërsa dy punonjës të tjerë janë proceduar penalisht. Njëkohësisht, është filluar një hetim disiplinor për të verifikuar rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësitë institucionale përkatëse.

Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut mbeten vlera themelore të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Lidhur me këtë çështje, autoritetet e të dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm, në nivele të ndryshme.

Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Greqinë, të bazuara në respektin e ndërsjellë, dialogun e hapur dhe vlerat e përbashkëta evropiane.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Akili shpërthen në rrjet, deklarata e tij e fortë për Mozën dhe produksionin e Ferma VIP
Next Post: Si u ndryshua ligji për Zonat e Mbrojtura që i hapi rrugë ndërtimit në Zvërnec

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme