Skip to content

Lajmi I Fundit

Mafia e pronave dhunon të moshuarën, policia shoqëron viktimën në vend që të ndalojë dhunuesit (VIDEO)

Posted on May 4, 2026 By admin No Comments on Mafia e pronave dhunon të moshuarën, policia shoqëron viktimën në vend që të ndalojë dhunuesit (VIDEO)

Kjo nuk është thjesht një ngjarje individuale. Kjo është pasqyra e një sistemi ku qytetari i pambrojtur përballet jo vetëm me dhunën private, por edhe me indiferencën, keqpërdorimin ose nënshtrimin e institucioneve publike ndaj interesave të krimit…

Kjo video është e tmerrshme dhe dëshmon gjendjen alarmante ku ndodhen institucionet e vendit. Në një shtet normal, policia duhet të jetë garant i jetës, sigurisë dhe dinjitetit të qytetarit. Por në këtë rast, ajo nuk shfaqet si institucion që parandalon krimin, por si trupë që qëndron përballë viktimës dhe vepron kundër saj.

Një qytetare e moshuar dhunohet nga persona që sillen si pronarë të ligjit, ndërsa policia, në vend që të ndalojë dhunuesit dhe të garantojë rendin publik, zgjedh të shoqërojë të moshuarën e cila në fund të videos bije pa ndjenja. Kjo është pamje e rëndë e një shteti që ka braktisur qytetarin dhe ka lejuar që mafia e pronave të veprojë hapur, me arrogancë dhe me mbrojtje institucionale.

Më e rëndë akoma është fakti se e moshuara, në këtë situatë presioni dhe dhune, bie pa ndjenja. Kjo nuk është thjesht një ngjarje individuale. Kjo është pasqyra e një sistemi ku qytetari i pambrojtur përballet jo vetëm me dhunën private, por edhe me indiferencën, keqpërdorimin ose nënshtrimin e institucioneve publike ndaj interesave të krimit.

Mafia e pronave dhunon të moshuarën, policia shoqëron
Ku është shteti? Ku është Prokuroria Durrës, sa para ka marrë? Ku është Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat? Ku janë strukturat që duhet të kontrollojnë sjelljen e policisë?

Kur policia nuk mbron të moshuarin, por e shoqëron atë; kur nuk ndalon agresorin, por rëndon mbi viktimën; kur nuk parandalon krimin, por duket sikur i hap rrugë atij, atëherë nuk kemi më vetëm problem rendi publik. Kemi problem të rëndë të kapjes së shtetit nga interesat kriminale.

Kjo ngjarje duhet të hetohet menjëherë, me identifikimin e çdo personi të përfshirë, çdo efektivi të pranishëm dhe çdo urdhri të dhënë në atë vendngjarje. Përgjegjësia nuk mund të mbulohet me heshtje, sepse kur një e moshuar bie pa ndjenja përballë policisë, nuk bie vetëm një qytetare. Bie autoriteti i shtetit, bie besimi te ligji dhe bie çdo pretendim se institucionet ekzistojnë për të mbrojtur njerëzit.

Kjo video ka ndodhur në Golem Kavajë. Dhe dhunuesit e vërtetë janë punonjësit e policisë Kavajë…

https://www.cdnimpuls.com/video/69f903d92ce4a.mp4
Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Izraeli nuk pyet më për asgjë, shkatërron gjithëçka hedh predha me fosfor ndaj Libanit..!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme