Ish-deputeti socialist Pandeli Majko ka shpjeguar fjalën e tij në asamblenë e PS, pas raportimeve se ai ka ngritur shqetësime për video erotike apo jetën private të kolegëve të tij.
Në një reagim në rrjetet sociale, Majko sqaron se ndërhyrja e tij kishte në fokus atë që ai i quan “kontakte të papërshtatshme dhe diskredituese me krimin e organizuar”.
