Skip to content

Lajmi I Fundit

“Mami i dha fund jetës”, Babi i coi ne jetimore se ishte shume e vogel. Historia tragjike e Elisabetës! U lutë të…!! Përlotet Arditi

Posted on May 24, 2026 By admin No Comments on “Mami i dha fund jetës”, Babi i coi ne jetimore se ishte shume e vogel. Historia tragjike e Elisabetës! U lutë të…!! Përlotet Arditi

Pas vetëvrasjes tronditëse të nënës në moshën 38-vjeçare, jeta e Elisabetës dhe familjes së saj me tetë fëmijë ndryshoi përgjithmonë mes varfërisë së skajshme dhe mjerimit.

Në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” në Tv Klan, ajo rrëfeu se sfida më e rëndë për babanë e saj 57-vjeçar ishte rritja e motrës së vogël, e cila ishte vetëm 9-muajshe. E gjendur në një shtëpi të rrënuar ku era hynte nga të katërta anët, familja nuk kishte asnjë mundësi ekonomike për t’u kujdesur për foshnjën.

Ajo tregon se babai i saj u lut pafundësisht te të afërmit që t’ia falte vajzën me kushtin që t’i falnin dashuri, vetëm që ajo të mos përfundonte në jetimore. Pasi asnjë nga familjarët nuk pranoi ta merrte, i ati së bashku me vëllain e madh u detyruan mes lotësh ta dërgonin foshnjën në shtëpinë e fëmijës në Korçë, duke premtuar se do ta merrnin sërish kur të mbushte 3 vjeçe.

Elisabeta: Që nga ai moment ka ndryshuar shumë jeta jonë. Ne ishim tetë fëmijë, babi ishte 20 vjet më i madh se mami. Ai 57-vjeç kur mami ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare.

Ardit Gjebrea: Sa ishte fëmijë më i vogël?

Elisabeta: Motra ka qenë 9-muajshe. Kjo ka qenë gjëja më e vështirë për babin, për vëllezërit dhe për mua. Kur ka vdekur mami ne kishim një shtëpi me çati, por që era hynte nga të katërta anët, dritaret ishin me plasma. Ne e vetmja pasuri që kishim ishte oxhaku që mbante ngrohtë. Motra ishte vetëm 9-muajshe dhe babi e kishte menduar që t’ua jepte familjarëve të tij, ose të mamit. Iu lut që ta rrisnin. “Ju lutem merreni dhe do ua fal, nëse ju i jepni asaj dashurinë e duhur dhe unë jam i qetë si baba”. Donte ta falte, që të mos ta çonte tek shtëpia e fëmijëve. Si përfundim nuk ishte gati asnjë nga familjet, që ta merrnin motrën edhe babi me vëllain e madh, Lulin, vendosën që ta çonin në Korçë. E çuan në Korçë tek shtëpia e fëmijëve, me të qarë, babi ishte shumë i mërzitur. Babi u kishte thënë atyre që do e linte, derisa të mbushte 3 vjeçe./tvklan

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: E dashura marrëdhënie me mbi 1100 meshkuj, partneri i modeles: Në fund, ajo kthehet gjithmonë tek unë sepse mua më…!
Next Post: Unaza me diamant marramendëse, Brikena dhe Mateo janë martuar privatisht? Dalin detajet e forta…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme