Mbrojtja e Kadri Veselit përgatit apelin në Hagë: “Atij i është mohuar drejtësia”
Ekipi mbrojtës i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pritet të dorëzojë deri më 27 nëntor njoftimin për apel ndaj aktgjykimit të shkallës së parë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Mbrojtja pretendon se gjykata ka bërë gabime në vlerësimin e provave dhe se vendimi për fajësinë nuk mbështetet në prova të mjaftueshme.
