Skip to content

Lajmi I Fundit

“Më habiti”/ Juela rrëfen se çfarë ndodhi me Stenaldon në studion e BBV 5

Posted on April 10, 2026 By admin No Comments on “Më habiti”/ Juela rrëfen se çfarë ndodhi me Stenaldon në studion e BBV 5

Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Juela Nikolli, ka qenë një ditë më parë e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku ka komentuar rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Këngëtarja gjithashtu u pyet në lidhje me raportin me ish-banorët e këtij edicioni dhe ajo u ndal te Stenaldo Mëhilli. Juela tregoi se Stenaldo jo vetëm që nuk e takoi kur ai doli nga shtëpia e BBV, por as kur ajo shkoi në studion e madhe të spektaklit.

Pjesë nga intervista:

Ku qëndron Juela sot në raport me Stenaldon?

Më habiti në studio kur dola nga BBV, sepse sapo u afrova te karriga, ai u largua direkt dhe as më përshëndeti fare. U habita shumë. Gjithsesi njeriu e tregon veten e tij. Më erdhi keq të them të drejtën, fakti që nuk më përshëndeti. Nuk më përshëndeti as kur doli nga shtëpia dhe as në studio që ishim jashtë shtëpisë.

Mbaroi loja.

Po. Ka rezervuar, shpresoj që jo, mllef dhe inat me mua.

Ti e ke?

Absolutisht jo. Me Stenaldon kemi bërë biseda të bukura, na ka bashkuar dashuria për muzikën, për artin. Është një person shumë inteligjent, por më ka bërë përshtypje fakti që e la shtëpinë dhe e paska marrë Juelën me shumë inat dhe mllef.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Melania mohon çdo lidhje me Jeffrey Epstein: ‘Nuk më prezantoi ai me Trump! Përpjekje për të njollosur…!’
Next Post: Shqiptari bëhet VIRAL, dyshon tek fotot nga Hëna, NASA i përgjigjet publikisht!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme