Skip to content

Lajmi I Fundit

“Më preku im atë”/ Selin reagon për herë të parë pasi u shpall fituese e BBVIP5!

Posted on April 19, 2026 By admin No Comments on “Më preku im atë”/ Selin reagon për herë të parë pasi u shpall fituese e BBVIP5!

Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka ndarë emocionet e para pas triumfit, duke përshkruar një rrugëtim të gjatë dhe intensiv brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Në një intervistë menjëherë pas finales, ajo u shpreh se po përjeton një “miks emocionesh”, teksa ende nuk e ka përthithur plotësisht fitoren.

Mes gëzimit për kurorëzimin e këtij rrugëtimi dhe emocionit për rikthimin pranë familjes, Selini tregoi se ndihet edhe në një lloj “shoku emocional”.

“Faleminderit shumë për këtë intervistë, nuk di të them, kam qenë në një miks emocionesh, jam duke parë familjarët e mi, po mundohem të dalloj çdo fytyrë të njohur që ka ardhur këtu sot për mua, jam edhe në një shok emocional dhe njëkohësisht jam shumë e lumtur që rrugëtimi im po kurorëzohet me fitore. Ironike është që në 120 ditë, unë mendoja se në izolim do jetoja vetëm 20 ditë, por rezultoi se jetova 120 ditë, tani kam frikë të dal jashtë se u mësova me ato kushte.

Unë kam fituar zemrat e publikut, kjo është forta që na ka bërë afër me shumë njerëz që e gjejnë veten te ne, na mbështesin dhe na duan, është absolutisht fitorja më e madhe edhe nëse s’do ishte fitorja ime 100 mijë euro, patjetër që Big Brother në një mënyrë të jep fitime nga më të ndryshme, kam fituar veten dhe dashurinë.

Me Gimbion na pret një ardhme shumë e mirë, do kemi mundësinë të zhvillojmë marrëdhënien tonë jashtë kamerave. Surpriza ishte emocionuese, se koreografia ishte konceptuar që unë të isha vetëm, por kur pashë që ishte edhe ajo vajza e vogël, pastaj mesazhi i tim ati ishte mesazhi që më preku në zemër dhe do mbetet surpriza më e bukur e këtij Big Brother”, tha Selin.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Njihuni me zonat e ndaluara në Tokë, Aty ku askush s’mund të hyjë! Këto janë arsyet..(VIDEO)
Next Post: Hormuzi nën kontroll të fortë nga IRANI! Dështojnë negociatat, SHBA paralajmëron rikthim të luftës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme