Skip to content

Lajmi I Fundit

Misioni Artemis II/ Astronautja rrëfen përjetimin në hapësirë: Më tronditi ajo që pashë përreth Tokës

Posted on April 13, 2026 By admin No Comments on Misioni Artemis II/ Astronautja rrëfen përjetimin në hapësirë: Më tronditi ajo që pashë përreth Tokës

Katër astronautët e misionit Artemis II kanë rrëfyer për herë të parë përjetimet e tyre pas kthimit nga një udhëtim rekord 10-ditor rreth Hënës, duke hyrë në histori si njerëzit që kanë udhëtuar më larg nga Toka.

Në një pritje të veçantë në NASA, në Qendrën Hapësinore Johnson në Houston, ekuipazhi i përbërë nga Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe Jeremy Hansen u prit me duartrokitje dhe entuziazëm nga publiku.

Astronautët përshkuan një distancë prej rreth 406,771 kilometrash nga Toka, një rekord i ri në historinë e eksplorimit hapësinor.

Gjatë rrëfimeve të tyre, ata ndanë emocionet dhe sfidat e përjetuara në këtë mision unik.

Christina Koch, e vetmja grua në ekuipazh, theksoi një moment që e kishte prekur veçanërisht.

“Njerëzit na pyesnin se çfarë përshtypje kishim. Nuk ishte vetëm Toka ajo që më tronditi, por errësira e pafund përreth saj. Dukej sikur planeti ynë ishte një anije që qëndronte pezull në univers”, u shpreh ajo.

Deklarata e saj u prit me shumë emocion, duke reflektuar jo vetëm madhështinë e universit, por edhe brishtësinë e jetës në Tokë.

Misioni Artemis II konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt rikthimit të njerëzve në Hënë dhe më tej, duke hapur një kapitull të ri në eksplorimin hapësinor.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Momenti kur forcat iraniane kërcënojnë anijen amerikane që tentonte të futej në Ngushticën e Hormuzit: Ndryshoni drejtim ose do hapim zjarr (VIDEO)
Next Post: Çfarë po ndodh?! Tensione në rritje, Izraeli vendos ushtrinë në gatishmëri të lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme